Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, kryeministri, Edi Rama, tregon është gati skena e qëndisur për festivalin. Ngjarja më e madhe e folklorit shqiptar, me traditën e kohës së artë të Socializmit në Shqipëri, rikthehet në kalanë e Gjirokastrës pas 8 vitesh mungese. Për herë të parë është vendosur që grupet e 12 qarqeve të mos jenë në konkurrim me njëri-tjetrin për të shpalosur vlerat më të mira të trashëgimisë kulturore shqiptare, për të cilat komisioni vlerësues gjykoi se nuk duhet të konkurrojnë. Festivali që është ngjarja më e madhe e kulturës kombëtare shqiptare nisi në vitin, 1968 në kujtim të 500-vjetorit të ndarjes nga jeta të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, kur ishte mbajtur edhe Simpoziumi i madh gjithëkombëtar. Në këtë vit shënohet edicioni i dhjetë i Festivalit që mbahet në çdo pesë vjet.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …