Komuna e Vitisë pranon edhe një veturë donacion, kësaj radhe nga UNICEF-i

Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, ka pranuar sot një veturë donacion nga UNICEF (Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët). Bëhet me dije se ky donacion është në kuadër të programit ”Kujdesi për nëna dhe fëmijë” që në Viti, është lansuar qysh në vitin 2018, në bashkëpunim dhe koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me përkrahjen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë.
Përndryshe në ceremoninë e pranim dorëzimit të kësaj veture ishin përfaqësues nga UNICEF, konkretisht: Sajeda Atari-specialiste e zhvillimit në fëmijërinë e hershme, Bekë Veliu- Zyrtar për Shëndetësi dhe Jehona Luta- Konsulente për shëndetin e nënës dhe fëmijës. Me rastin e pranim dorëzimit të këtij donacioni, kryetari Haliti e ka falënderuar UNICEF-in për donacionin e dhënë, duke e çmuar lartë donacionin në fjalë por edhe të gjithë ndihmën e dhënë ndër vite, përfshirë atë në kohën e pandemisë me virusin Covid-19. Ndërkaq përfaqësuesja e UNICEF-it, znj. Atari tha se Vitia nuk është zgjedhur rastësisht për të marrë këtë donacion, por si shkak ishte performanca jashtëzakonisht e mirë e kësaj komune, duke falënderuar komunën e Vitisë për punën e bërë e në veçanti të drejtoreshave Vjollca Kadolli-Halili dhe Merrushe Ahmeti. Në këtë takim në shenjë respekti për UNICEF-in, kryetari Haliti i ndau një mirënjohje znj. Atari.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …