Në kuadër të organizmit dhe funksionimit të këshillave lokal në Komunën e Malishevës, është formuar edhe Këshilli Lokal për Damanek, Bubël dhe Qypevë. Kuvendi i këtij këshilli, e ka zgjedhur kryesinë prej nëntë anëtarëve, kryetarin dhe nënkryetarin. Kryetar i Këshillit Lokal të Damanekut, Bublit dhe Qypevës, është zgjedhur Feriz Krasniqi, ndërsa nënkryetar është zgjedhur Ahmet Rrahmanaj. Organizmi dhe formimi i këtij këshilli, është organizuar nga Komisioni i Kuvendit të Komunës së Malishevës, që është përgjegjës, të formoj dhe organizoj këshillat lokal, të cilët formohen në bazë të rregullores për organizmin, funksionimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet në territorin e Komunës së Malishevës.