AKB ka vlerësuar bizneset vendore për mos ngritjen e çmimit të produkteve të tyre gjatë bllokimit të prodhimeve të Serbisë

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka vlerësuar lart bizneset vendore për mos ngritjen e çmimit të produkteve të tyre gjatë bllokimit të prodhimeve të Serbisë. Pas inspektimeve në terren, drejtues të kësaj aleance kanë deklaruar se bizneset vendore nuk po keqpërdorin situatën e krijuar dhe se janë duke shitur prodhime me çmime promocionale. Kryetari i AKB, Agim Shahini, tha se bizneset janë duke dëgjuar thirrjet e AKB-së e të institucioneve shtetërore që të mos keqpërdorin situatën me bllokimin e mallrave nga Serbia për shtrenjtimin e çmimeve të prodhimeve kosovare dhe të tjera. Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini ka thënë për Ekonomia Online se bizneset janë duke dëgjuar thirrjet e AKB-së e të institucioneve shtetërore që të mos keqpërdorin situatën me bllokimin e mallrave nga Serbia për shtrenjtimin e çmimeve të prodhimeve kosovare dhe të tjera. Ai ka shtuar më tutje se i falënderojmë prodhuesit dhe tregtarë që në këtë situatë janë me konsumatorin.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …