EUROSTAT: Në Gjermani dhe në Francë jetojnë rreth 110 mijë emigrantë nga Shqipëria, trefishi i numrit krahasuar me vitin 2015

Berisha: Eurostati ka shtyrë afatin për dërgimin e të dhënave nga regjistrimi i popullsisë për të gjitha shtetet e Evropës

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Ilir Berisha ka njoftuar se institucioni evropian përgjegjës për grumbullimin e statistikave “Eurostat” ka shtyrë afatin për dërgimin e të dhënave nga regjistrimi i popullsisë për të gjitha shtetet e Evropës. Ai ka bërë të ditur se kjo shtyrje ka ndodhur nga kërkesat që kanë bërë shtet e tjera të Bashkimit Evropian dhe se afati i cili ka qenë i paraparë që të dhënat nga regjistrimi i popullsisë të dërgohen deri në dhjetor, është shtyrë deri në mars të viti 2024. Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Ilir Berisha ka deklaruar për Ekonomia Online se agjencioni që ai drejton ka vite që është i gatshëm për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Ai ka thënë se ky proces do të kryhet në vjeshtë të këtij viti dhe se të dhënat do të jenë të gatshme për t’u dërguar më pastaj në Eurostat.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …