Rebelimi i grupit mercenar ‘Wagner” dhe liderit të tij, Jevgeni Prigozhin ka shpërfaqur dobësi të thella të sistemit rus të sigurisë, kanë konstatuar ekspertët perëndimorë. Radio Evropa e Lirë njofton se rebelimi mund të dobësojë edhe moralin e ushtarëve rusë në front të luftës, sipas një raporti të publikuar nga Instituti për Studime të Luftës, me seli në Uashington. “Instituti ka vlerësuar se mercenarët e Wagnerit do të mund të arrinin në paralagje të Moskës, nëse Prigozhin do t’i lejonte. Ky veprim, është thënë në raport, ka vënë në pah mungesën e rezervave të ushtrisë ruse. Rebelimi i Prigozhinit e ka ilustruar që forcat ruse kanë mungesa në shumë aspekte dhe ka shumë mundësi që kjo situatë të ulë moralin e personelit rus në Ukrainë. Mes tjerash, Instituti ka vlerësuar se ideja që udhëheqësi bjellorus të ndalojë avancimin ushtarak drejt Moskës, përbën përçmim për presidentin rus, Vladimir Putinin” njofton Radio Evropa e Lirë.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …