leoni

Familjari i dy viktimave të vërshimeve ka thënë se ndonëse kanë kërkuar ndihmë, ajo nuk ju është ofruar

Familjari i dy viktimave të vërshimeve në Pejë, ka thënë se edhe pse kanë kërkuar ndihmë, ajo nuk ju është ofruar. Albert Ademaj, axhë i viktimës 5 vjeçare, është cituar të ketë thënë se përkundër thirrjeve te institucionet, nuk janë ndihmuar në çastet dramatike të shkaktuar nga vërshimet. Ai ka deklruar se për Kosovapress se kryetarja e lagjes ku kanë jetuar viktimat, ka kërkuar ndihmë në institucionet përkatëse por ato nuk kanë reaguar me kohë. “I ka thirr kryetarja e lagjes, Policinë, ambulancën, ndihmën, por veç dy policë kanë qenë naltë, as nuk është ardhë ambulanca. Djalin vet e kemi çu në spital, ja kemi dhënë ndihmën e parë, jemi munduar. Nusen nuk na ka ndihmuar askush, për me nxjerrë, e kam nxjerr vet me një shok timin. Ata kanë hallakat qaty e më kanë thënë nuk ka asgjë në podrum. Ne kemi hy vetë për te dytën herë dhe e kam gjetë aty…Një polic e ka thy krahun dhe ambulanca është ardhë për të dhe jo me marrë gjenazen” ka deklaruar për Kosovapres, Albert Ademaj, familjar i dy viktima që u mbytën nga vërshimet e jashtëzakonshme në Pejë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …