leoni

Miroslav Lakçak: Me zyrtarët e lartë amerikanë ndamë vlerësim të përbashkët për situatën në veri të Kosovës

Miroslav Lakçak: Me zyrtarët e lartë amerikanë ndamë vlerësim të përbashkët për situatën në veri të Kosovës

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lakçak, ka qëndruar në Uashington DC gjatë kësaj javës që e lëmë pas, ku thotë të ketë zhvilluar diskutime produktive me kolegë dhe zyrtarë mbi situatën në Ballkanin Perëndimor dhe përpjekjet e përbashkëta BE-SHBA. Në një postim, ai tha se qëndrimi në ShBA ishte shumë i rëndësishëm për të krahasuar shënimet “me bashkëbiseduesit e mi gjatë kësaj kohe të ndjeshme”. Në takimet që i ka zhvilluar me nënsekretaren e shtetit Victoria Nuland dhe këshilltarin e Departamentit të Shtetit Derek Chollet, Lajçaku thotë se kanë ndarë “një vlerësim të përbashkët për situatën në veri të Kosovës”. Gjatë qëndrimit të tij në Uashington, Lajçaku thotë të jetë takuar edhe me kolegun e tij, Zëvendës Ndihmës Sekretarin, Gabriel Escobar për të shkëmbyer shënime mbi situatën në rajon.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …