Pas letrës së dërguar ndaj presidentit francez dhe kancelarit gjerman për një shtysë të re nga BE për zbatimin e planit franko-gjerman si zgjidhje për tensionet Kosovë-Serbi, kryeministri Edi Rama niset sot drejt Brukselit ku do të takohet me presidentin e Këshillit të BE-së, Charles Michel. Ditë më parë një konferencë për medie, Rama kërkoi lirimin e tre policëve të Kosovës që mbahen të burgosur në Serbi, dhe bëri me dije se i kishte dërguar një letër Macronit dhe Scholzit nga të cilët kërkonte të ndërhynin për të bërë të mundur zbatimin e planit franko-gjerman për Kosovën. Gjatë fjalës së tij theksoi se nuk do të ketë asnjë përparim të takimeve apo marrëveshjeve në kuadër të Open Balkan përsa kohë Serbia nuk liron 3 policët e Kosovës. Rama e akuzoi sërish Albin Kurtin se po rrezikon t’i këpusë marrëdhëniet e Kosovës me bashkësinë euroatlantike.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …