Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë, Gordan Grliq Radman, pak para takimit me ministrat e Jashtëm të BE-së në Luksemburg, ka thënë se është i shqetësuar me zhvillimet e fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se Kroacia do që palët të de-përshkallëzojnë tensionet dhe t’i kthehen dialogut. “Ne jemi të shqetësuar për zhvillimet e fundit me Kosovën dhe Serbinë. Ne duam që të dyja palët të de-përshkallëzojnë tensionet dhe të kthehen në tryezën e negociatave”, ka thënë Radman.
Kontrolloni gjithashtu
Juratoviq kritikon Kurtin dhe Vuçiqin duke i konsideruar partnerë idealë për ngërçin politik, Kosovë-Serbi
Raportues i Bundestagut për Ballkanin Perëndimor, Josip Juratoviq, është shprehur zhgënjimin e tij me zhvillimet …