Pjetër Shala

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, ka vazhduar gjykimi kundër Pjetër Shalës, pa ia prezantuar paraprakisht avokatit dëshmitë e reja

Në Gjykatën Speciale në Hagë ka vazhduar gjykimi kundër,  Pjetër Shalës. Avokati i tij e ka quajtur vetën dhe të akuzuarin, Pjetër Shala, të dëmtuar nga takimi i Zyrës së Prokurorit me dëshmitarin ekspert, një ditë para dhënies së dëshmisë së tij në sallën e gjyqit. Sipas tij, mbrojtja gjendet para një fakti të kryer, pasi sot fillon paraqitja  e dëshmitarit, por mbrojtjes nuk i është dhënë kohë siç duhet për të i shqyrtuar elementet e reja të paraqitura nga eksperti dhe as nuk ka pasur kohë të marrë  udhëzime nga  Pjetër Shala. Ka informacione të reja. Përputhshmëria se viktima ka qenë i ulur, kur është qëlluar me armë, në faqen 16 lidhur me një copë hekuri, ky është informacion i ri, pra copëza fisheku është e pamundur të dihet nëse ka mund të ec disa ditë pas lëndimit të shputës së këmbës e që mund të ketë qenë lëndim sipërfaqësor”, ka thënë mbrojtja e Shalës. Prokurorja, Gaia Pergolo, ka thënë se nuk ka kufizime që të takohet me ekspertë. Me këtë rast ka ndërhyrë Pjetër Shala, i cili ka thënë se nuk është duke e kuptuar se cilat janë ndryshimet e reja,  duke shtuar se ka të drejtë e tij t’i kuptojë ato pasi  është në pyetje jeta e tij. Lidhur me këtë, trupi gjykues, i udhëhequr nga gjykatësja Mappie Veldt-Foglia është konsultuar dhe ka vendosur që seanca e sotme do të vazhdojë me marrjen në pyetje të dëshmitarit nga prokuroria dhe me marrjen në pyetje nga mbrojtësi i viktimave nëse ka pyetje nga ai, kurse mbrojtja të vazhdojë me kundra-pyetje në seancën e së nesërmes, pasdite.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …