Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri në një postim në rrjetin social të Facebook-ut, ka thënë se “kombëtarja na e mundësoi që së paku në futboll të renditemi si komb i barabartë krahas kombeve të tjera”. “Shqipëria që shërbente si kusur, kurse në sport si numër për të mbushur grupin, tash është pjesë e kampionatit. Edhe vetë kampionati evropian tek ne po përjetohet ndryshe kësaj radhe. Dua t’iu uroj fillim me këmbë të mbarë kuqezinjve. Le të fitojë futbolli, sidomos Shqipëria!”, ka thënë Ymeri.
