UÇK DHE DREJTUSIT E SAJ PËRBALLË HOLOKAUSIT POLITIK HAGIAN 

Nuk kam njohur njeri më besnik dhe trim se sa Hashim Thaçin

                                                        Joe Biden President i SHBA

    Qershori i vitit 1999 vulosi fitoren përfundimtare të UÇK-ës kundër Ushtrisë Serbe dhe solli disllokimin e Forcave Ushtarake të NATO në Kosovë. Lufta e zhvilluar nga UÇK-ës për çlirimin e Kospvës, ishte lufta e popullit Shqiptar brënda kufijve të Shqipërisë natyrale e historike dhe si e tillë ajo do mbetet në historinë kombëtare të Shqiptarve, si Epopja e Lavdishme e Ushtria Çlirimtare të Kosovës. Dhe pse UÇK-ës luftoi bashkë  me NATO, pas lufta rezultoi e dhimbëshme si për luftëtarët e UÇK-ës, por më shumë për drejtuesit e udhëheqësit e sajë. Nisi në forma e mënyra të ndryshme  “Gjuetia e Shtrigave”, kundër luftëtarve çlitimtar, udhëheqësve e drejtuesve kryesorë të asaj lufte çlirimtare. Historia e zhvillimeve njerëzore nuk njeh raste ku viktima të akuzohet si kriminel, ndërsa ky i fundit përkëdhelet politikisht, duke u mbështetur fuqimisht  për realizimin e qëllimeve ogurzeza nacionaliste si popull, shtet e komb Serb. Për habinë e krejt rruzullit tokësor, Jugosllavia Federative e asaj kohe, për krimet e masakrat në Sebrenicë e Vukovar u përjashtua nga OKB, por Serbia e mbetur si federatë sapo nisi masakrat kundër popullit Shqiptar të Kosovës, u pranua urgjentisht në OKB. Një paradoks sa politik aq dhe kriminal. Populli Shqiptar dhe popuj të tjerë të botës përparimtare, pas luftrave vrastare të ish Jugosllavisë Federative, pritën që të zhvillohej një Nurenberg i dytë, më i rreptë se i pari, por ndodhi e kundërta, ai pothuajse u anashkalua dhe krimi hitlerian i nacionalistëve të Beogradit, u mbulua vetëm me burgosjen Millosheviçit dhe disa pasuesve të tijë, të cilët ashtu si pa u ndjerë, i lanë qelitë para kohe me pretekste të ndryshme shëndetësore.

 

Hap pas hapi, Europa edhe pse heq veten tepër të moderuar, me prapaskenat që organizon kundër Shqiptarve, ashtu si padashur zbuloi më tejë të fytyrën vetë, ku duke bashkëpunuar tërthorazi me Beogradin, nisi e fabrikoi akuza të paqëna kundër UÇK-ës, drejtuesve e luftëtarëve të sajë në versione të ndryshme, por që ishin dhe mbetën, brënda teorisë marramëndëse për “Serbi të Madhe”. Dualën në skenë me radhë Karla Del Ponte, Dik Marti, Kraig Jurriseviç, e manekinë të tjerë të dukshëm e të padukshëm, të blerë e të shirur brënda tregut agjenturor politik, të cilët shkruan dhe çfarë nuk sajuan, për të vënë shënjën e barazimit midis viktimës Shqiptare dhe krimit masiv të organizuar e drejtuar nga shteti i tërbuar nacionalist Serb. Edhe pse këto akuza, u ngritën nga individ të veshur ose jo me pushtet, ato ishin mbetën brënda sajesave të prokurorit Serb në Beograd dhe nuk kanë as më të voglin ndryshim, nga ato që u përgatitën nga vetë shërbimi sekret Serb. Akuzat e sajuara në pas luftë e kanë bazën shumë vite të shkuara e kryesisht nga koha e luftës së UÇK-ës, ku Beogradi nacionalist etiketoi lutëtarët e asaj ushtrie çlirimtare Shqiptare, terrorist, irridentistë, separatistë, komunistë të Tiranës dhe tjera epitete të ndryshme, me të vetmin synim për të akuzuar e rënduar Shqiptarët si luftënxitës. Lufta e UÇK-ës u vlerësua nga e gjithë bota demokratike, e cila nën udhëheqjen politike të SHBA-ës dhe Anglisë, u hodh totalisht në mbrojtje të dinjitetit njerëzor, gjatë genocidit kriminal të organizuar e zhvilluar nga Serbët dhe shteti Serb bashkërisht. Përpjekjet Europiane ishin dhe mbetën në kuadër të qëndrimit meskin, ku më tepër mbizotëronte bashkëpunimi me Serbinë për zgjidhjen e krizës Kosovare. Këtë e deklarojnë vëtë Europianët, të cilët nëpërmjet intervistës të ish Kryeministrit Italian të asaj kohe Masimo Da Lema i cili pohonë, ‘Se SHBA-ës kanë përkrahur UÇK-ës, që të vuloste izolimin e Millosheviçit, ndërsa Europa ishte ajo që kërkoi deri në fund marrëveshje me Serbët”. Prapaskenat politike për të mbështetur miqt e vjetër, vazhduan dhe në pas luftë, përsëri nga Europianët e për më tepër nga Zhak Shirak Presidenti i një fuqie të madhe si Franca, i cili në takimin me Bernard Kushner, para se ky të shkonte në Kosovë si Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-ra, e  porositi ”Mbajeni vëth në vesh, që ne duam drejtësi për Kosovarët, por mos harro se jemi e mbetemi miq të Serbëve”. Zot  ruaje Shqipërinë e Shqiptarët, nga ky vampir destruktiv politik Freances. 

   Kosova në 17 Shkurt 2008, shpalli pavarësinë e vet si shtet i dytë Shqiptar në Ballkan. Në pushtet erdhën luftëtarët çlirimtar dhe kjo irritoi së tepërmi Serbinë dhe radikalët racist Serbofil Evropian. Duke vepruar bashkërisht Serbët e filoserbët e kudondodhur nëpër botë provokojnë trazira të qëllimëshme në Kosovë, për të destabilizuar situatën në rajonin e Ballkanit, në favor të qëllimeve ekspasioniste të perandorisë Ruse. E akuzuan Millosheviçin, duke ja ngarkuar të gjitha krimet vetëm atij, në një kohë që pasuesit e tij tani në pushtet, Presidenti aktual Aleksander Vuçiç  dhe Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç, ishin dhe mbetën deri në fund të luftës paramilatarët e tij si pjesmarrës direkt në ato akte kriminale. Në vend që në këtë pasluftë, të prangosen dhe gjykohen pasuesit e kasapit të Ballkanit si vrasës e kriminel, u akuzua Azem Syla ish Komandanti i UÇKës, Ramush Haradinaj ish Komandanti i ZOD, Fatmir Limaj ish Zëvëndës i MM, Lahi Ibrahimaj e të tjerë të cilët Haga i nxori të pafajshëm, duke u kërkuar ndjesë e falje, për hamëndësitë e paqëna të organit të akuzës në Hagë. Shtrohet pyetja përse Haga nuk del në mediat vizive e të kërkojë falje publike drejtuesve të mësipërmë të UÇK-ës, për ato akuza që ngritën kundër tyre? Jo vetëm nuk kërkojnë ndjesë publike, por ashtu në fshehtësi po tentojnë të ndërkombëtarizojnë gjykimin special, të inskenuar prej tyre me ato fakte e argumente të Dik Marti, të servirur më parë nga Prokurori i Beogradit.

 

Poshtërsia politike e Serbofilëve të kudondodhur në rrjetin e shërbimit sekret Serb nuk ka të sosur. Masakrimi politik i UÇK-ës, i udhëheqësve politikë dhe drejtuesve ushtarakë të sajë nga trekëndëshi vrastar Beograd, Moskë e Paris, vazhdon sipas planeve me synime të stërholluara, duke i paraprirë dështimeve të një pasnjëshme që kanë pësuar gjatë zbatimit të qëllimeve të errëta politike, me akuzat që kanë ngitur kundër UÇK-ës e drejtuesv të sajë. Karla Del Ponte pasi dështoi plotësisht me akuzat që ngriti në Hagë e nëpërmjet librave sajë kundër UÇK-ës, u afirmua si shërbëtore besnike brënda dhelpërisë politike Serbofile Evropiane, deri sa erdhi një ditë ku ajo u zhduk si shtrigë e përrallave misterjoze. Dik Martin i afirmuar nga Shtypi Frances si spiun i rekrutuar nga Rusët, injoroi veten me akuzat që ngiti kundër UÇK-ës e drejtuesve të sajë gjatë misionit që i kishin ngarkuar, duke u transformua mëndërisht më tepër se ishte më parë, u kërkon falje Shqiptarve me pretekstin, se e paskan kërcënuar Serbët para e pas akuzave që ai ngriti kundër luftëtarve e drejtueve të UÇK-ës. 

 

   Dhe pse këto tërheqje të stërholluara të drejtësisë Hagiane, u trajtuan si qetësuese të situatës, nuk vazhduan gjatë sepse doli e u shfaqë brënda Drejtësisë Botërore një e vetëquajtur Gjykatë Speciale, e cila pasi futi pas hekurave në Hagë Udhëheqësit politikë e ushtarak të UÇK-ës Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, drejtuesit e OVL të UÇK-ës Prishtinë Hysni Gucati e Nasim Haradinaj dhe luftëtar të tjerë të UÇK-ës, aktivizoi në fshehtësi qindra bashkëpuntor të shitur e të blerë nga Beogradi si dëshmimtar të rremë në tregun agjenturor politikë, duke akuzuar për krime njerzore ish udhëheqësit, drejtuesit e luftëtarët e UÇK-ës në pasë luftë. Një paradoks politik i panjohur deri tani në historinë e njerzimit të këtij rruzulli tokësor, që bie ndesh me të gjitha dokumentet për të drejtat e njeriut në luftë për liri e pavarësi. Si mund të akuzohet Hashim Thaçi për vrasje e keqtrajime njerzore, në një kohë që ai djalë 29 vjeçar i Drenicës luftarake, patriotike e atdhetare, firmosi në Rambuje të Parisit dokumentin e madh vendimtar, për çlirimin e popullit Shqiptar të Kosovës nga vargojtë kolonialë Serbë’? Si mud të vihet pas hekurave Hashim Thaçi, luftëtari dhe udhëheqësi politik i asaj lufte çlirimtare, i cili hodhi firmën në një dokument tjetër dinjitoze në Kumanovë, për largimin përfunditar të Forcave të Armatosura të Serbosllavisë nga Kosova? Si mund të arrestohet e të gjykohret për krime njerzore Hashhim Thaçi, i dënuari me 20 vite burg nga rregjimi më i urryer i Beogradit, në një kohë që është po ky lider trim këmbëngulës në vendim marrje, që shpalli Pavarësinë e atij populli që braktisi Kosovën bashkë me tradhëtarin e Kombit Shqiptar në krye, UDB-shin e afirmuar Ibrahim Rugova? Gjykimi i Hashim Thaçit në Hagë, nuk është turp por një krim i rëndë e i madh politik, sepse po pretendohet drejtësi nga Prokuror e Gjykatës që ndërtojnë lumturinë familjare mbi fatkeqësinë e të tjerëve, e për më tepër kundër një populli që disa herë i kanë hapur varrin, në Berlin, Versaje të Parisit e Londër, për të ndërtuar Serbi të Madhe, pararojën e perandorisë Ruse, për të sllavëzuar Ballkanin e njohur historikisht si gadishulli Ilir. Të njëjtin veprim po bëni ju Prokuror e Gjykatës Speciale Hagaiane me Jakup Krasnqin, ish Zëdhënësin e UÇK-ës që me mirësinë shpirtrore që ka, i vjen keq të shtypë një mizë.

 

Po ashtu nuk po ndaleni me akuza të rënda kundër Kadri Veselit, i cili gjatë luftës kreu detyrën më fisnike për zbulimin e forcave të errëta që godisnin e dëmtonin UÇK brënda formacioneve të sajë gjatë zhvillimit të luftimeve? Si mund të akuzoni Rexhep Selimin, luftëtarin e pa epur e të përsosur të UÇK-ës, i cili e vuri jetën e tij në rrezik për tu çliruar njëherë përgjithmonë nga vargojtë e hekurt kolonialë Serbë. Dhe në këtë rast merr shumë vlerë deklarimi i tijë “Se e nisa luftën me Gjeneralin Uesli Klark dhe e mbarova me atë”, deklarim ky që vërteton para jush si njerës të drejtësisë, se cili është Rexhep Selimi e përse luftoi ai. Ju akuzoni pa të drejtë Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinaj, sepse ata mbrojtën UÇK-ës e luftëtarët e sajë nga ju, që dhe pse jeni Prokurorë e Gykatës Specialë, e deklaroheni veten për drejtësi, po kjo e fundit nuk do harrihet kurrë me dëshmimtarë të fshehur pas perdeve, pavarësisht se UÇK-ës i njeh ata më miri se kushdo tjetër, cilët janë e për kë punojnë aktualisht. E dënuat luftëtarin e UÇK-ës Salih Mustafa më tepër se çdo kriminel Serb, që ka lyer duart me gjak deri në brryl në të gjithë territorin e Kosovës, por e vërteta qëndron ndryshe dhe ajo që pretendoi ju si drejtësi, nuk është gjë tjetër veçse marrëzi e juaja. Ai luftëtar i UÇK-ës nuk ka bërë asgjë para atyre që ka parë me sytë e tijë. Imagjinojeni veten duke parë femra të moshave të ndryshme të gjakut e fisit tuaj, duke i përdhunuar, keqëtrajtuar e për më keq duke i mbyrur pas përdhunumit? Unë i kam parë me sytë mij ato femra të lemerisura, duke kaluar kufirin gjysëm të xhveshura e anormale dhe e deklarojë me plot bindje, se po të isha unë në vendin e tij, ndoshta do kisha vepruar më rreptë se ai. Në situata të tilla tejet të rënduara, hakëmarrja delë mbi arsyetimin llogjik e vetëkuptohen pasojat. Ju Prokuror e Gjyqëtar të Gjykatës Speciale, nuk keni për ti kuptuar kurrë ndikimet e veprimeve kriminale të mësipërme të Arkanit, Sheshelit e paramilitarve Serbë, sepse ju nuk punoni për të zbatuar drejtësinp, por për të propaganduar padrejtësi, në emër të drejtësisë që jeni betuar për ti shërbyer.

   Unë si ushtarak karriere për 30 rresht në USH, në analizë konkrete të situatave konkrete ndalem e mendohem ndonjëherë, duke i tërhequr veshin vetes. Kjo për rrjedhojë të së vërtetës, ku theksin më mirë se unë e vë i madhi Faik Konica, i cili thotë me plot gojën “Se e keqja e Shqiptarve janë vetë Shqiptarët”. Kështu në kohën e tijë dhe ashtu vazhdon dhe sot në këto kohëra moderne. Për ti dhënë kuptimin e vërtetë thënjes së tiij, po ilustroj konkretisht. Para disa ditëve në mos gabofsha, foli në Asamblenë e Këshillit Evropian Vjosa Osnani aktualisht presidente e Kosovës. Midis prrallisjeve të lojës me kunulleshka, zonjëza në fjalë theksoi për arritjet në Kosovë gjatë luftës e në pasluftë, duke ngitur në qiell UDB-shin Serb tradhëtarin Ibraim Pashë Rugova, homologun e mirëfilltë të Esat Pashë Toptani në Paris. Fill pas deklarimit të emrit nga pjella e tij rugovistja Vjosa Osmani, pati duartrokitje nga disa mjeranë të Kësshillit Evropianë, ku patjetër ne Shqiptarët e kuptuan  më mirë se kushdo tjetër, përse u laurua Ibraim Rugova me çmimin Sllav Saharov në pas luftë, kush e lauroi dhe cili ishte inisiatori. Këtë le ta studjojnë ndjekësit e tijë, se UÇK-ës e lufëtarët e sajë e dinë më mirë se Vjosa Osmani, vajza e Babai i sajë Kapiteni i Millosheviçit Raif Osmanit besnik deri në përfundim të luftës së Kosovës. E lauruan me çmimim Saharov sepse ai u shërbeu gjatë gjithë kohës e në veçanti në Rambuje e në pas luftë. Por nuk ishte i vetëm, se  nga pas u radhitën Sali Berisha, Veton Surroi e Albin Kurti. Një skudër e tërë kundër Firmëtarit Monumental Hashim Thaçi. E akuzuan për tradhëti, por në fakt autrët e asaj vepre makabre, ishin e mbetën ata që akuzuan legjendën firmëtare Hashim Thaçi. Por Ruggova e rugovizmi janë një e të pandarë, e si të tillë fonksionon stafeta, për të lënë diçka nga pas. Fill pas arrestimit të Hashim Thaçit, drejtuesve e luftëtarvetë tjerë të UÇK-ës, doli në skenë kryeakademiku i Kosovës në Prishtinë Mehmet Pashë Kraja, i cili adresoi akuza tepër të rënda kundër Udhëheqjes, drejtuesve e luftëtarve të UÇK-ës, identike si ato që kish gatuar guzhina Serbe e Prokurorit të Beogradit. O tempos o mores thërret Jul Çezari madh i Romës, duke ngritur duart lart nga qielli në këto raste. Mirpo Kryeakademiku i mjerë Mehmet Kraja, sapo filloi lufta në Kosovë, mori vrapin për në Paris, te miqtë historikisht të Serbëve, atje ku la eshtrat tradhëtari i kombit Esat Pashë Toptani. Kategoria e këtyre llojeve e prototipave handikapë, janë e do të mbeten në historinë e popullit tonë si tradhëtarët më të pështirë të gjitha kohrave që nga lashtësia e deri në ditët e sotme. Lufta çlirimtare e UÇK për çlirimin e Kosovës, shkundi një botë e tërë nga veriu në jugë e lindja në perëndim, duke përfshirë dy hemisferat e këtij rruzulli tokësor pa dallim vendesh, popuj, feje e ideje. Kjo sepse ajo luftë ishte e drejtë dhe parimore, me synime të pastra e të qarta ideologjike, politike, diplomatike, njerzore, humunitare e shoqërore, për një Kosovë të lirë e të pavarur politikisht dhe ekonomikisht. Këtë realizoi UÇK-ës në aleancë të ngushtë me NATO, që nndërhyri në 24 Mars 1999 dhe deri në 10 Qershor 1999 në bashkëpunim të ngushtë me UÇK-ës çliroi njëherë përgjithnonë Kosovën nga vargojt e hekurt kolonialë të Serbisë. Çlirimtarët e Kosovë kanë qënë, janë e do të mbeten emblema legjendare e popujve e kombeve përkatës e jo vetëm e atyre, por dhe e të tjerëve në mbarrë rruzullin tokësor. Si të tillë, ata në çdo vend përparimtar e demokratik, nderohen e respektohen deri në përjetësi, sepse vepra e tyre është e do mbetet pjesë e pandarë e asaj historie, që ata e nënshkruan me gjakun e shokve të tyre të rënë në fushat e ndryshme të betejave. Nëse dhe ju Prokuror Gjyqëtar të asaj Gjykate Speciale Hagiane, jeni ashtu si pretendoni simboli i drejtësisë botërore, gjykojinë ashtu si janë realisht mudhëheqësit, drejtuesit dhe luftëtarët e UÇK-ës që sfiduan veten për lirinë e pavarësinë e popullit Shqiptar të Kosovës, të robëruar gati për një shekull nga nacionalizmi i tërbuar Serbo-Sllav. E vërteta është mjaft e rëndë vetëvetiu, mos e rëndoni atë dhe më shumë me sjelljen tuaj gjatë gjykimit, jetik, real e të vërtetë.

                                                                                     SPIRO BUTKA 

                                                        Ish Zv/Komandant i Operacionit “Shigjeta”  të UÇK-ës

      Aktualisht Kryetar i SHVL të UÇK-ës Tiranë

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …