Në kuadër të procesit të formimit të Këshillave Lokale në Komunën e Malishevës, mbrëmë është mbajtur kuvendi i Këshillit Lokal të Mleqanit, ku është votuar dhe është zgjedhur përbërja e këtij këshilli, si dhe kryetari i këshillit, Kryetar i Këshillit Lokal në Mleqan, është zgjedhur Ismet Kryeziu, ndërsa nënkryetar u zgjodh Brahim Gashi. Procesi i formimit dhe mbajtja e zgjedhjeve për këshillat lokal, monitorohet dhe mbikëqyret nga komisioni komunal, i formuar nga Kuvendi i Komunës së Malishevës, të cilët i njoftojnë anëtarët e kuvendeve të këtyre këshillave, me rregulloren për formimin e këshillave, procesin për zgjedhjen e këshillave dhe procedurat tjera. Pjesëmarrja në formimin e këtyre këshillave, është në nivel të lartë dhe numri i pjesëmarrësve është i madh, në çdo takim të mbajtur deri më tani.
https://kk.rks-gov.net/…/u-formua-keshilli-lokal-dhe-u…/