leoni

Në Deqan u mbajt mbledhja e Vl-të e KPF-së

U mbajt mbledhja e Vl-të e KPF-së.

Mbledhja u kryesua nga kryesuesi i Kuvendit, z. Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin anëtaret e këtij komiteti, drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, znj. Agnesa Vokshi, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj dhe zyrtarë të tjerë.

Në mbledhjen e sotme u diskutua për këto pika:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

2. Shqyrtimi i Kornizë Afatmesme Buxhetore (KAB) 2024-2026;

3. Shqyrtimi i Planit Lokal të Veprimit Rinorë;

4. Shqyrtimi i Planit tre vjeçarë për strehim social në komunë;

5. Shqyrtimi i Raportit të Auditorit të jashtëm për vitin 2022 dhe Plani i veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit;

6. Shqyrtimi i Draft-Rregullores për përzgjedhjen e mësimdhënësit të dalluar;

7. Shqyrtimi i kërkesav;

8. Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, mbledhja vazhdoj me pika tjera. Pikat kaluan për shqyrtim në seancën e rregullt të mbedhjes së Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet më datë: 30.06.2023.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …