Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në letrën dërguar liderëve të BE-së në kuadër të Samitit të 29 dhe 30 qershorit, ka kërkuar më shumë vëmendje për emigracionin. Von der Leyen, thekson se bashkëpunimi me partnerët kryesorë kërkon mobilizimin e niveleve adekuate të financimit. “Për të ruajtur aftësinë e Bashkimit për t’iu përgjigjur sfidave urgjente të emigracionit, ne duhet të sigurojmë që të kemi fonde të mjaftueshme për një sistem efektiv të menaxhimit të emigracionit dhe azilit dhe të jemi të përgatitur për situata të paparashikuara”, ka thënë ajo.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …