Komisionari për fqinjësi dhe zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka mirëpritur lirimin e tre policëve të Kosovës nga Gjykata e Kralevës në Serbi. Ai ka thënë me këtë rast se tash duhet të mbahen zgjedhjet në veri pa vonesa dhe të krijohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe. E mirëpres që autoritetet serbe liruan nga paraburgimi 3 policët e Kosovës të arrestuar më parë. Shtendosja duhet të vazhdojë, zgjedhjet e reja komunale duhet të organizohen pa vonesa dhe marrëveshjet e dialogut duhet të zbatohen përfshirë krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, ka shkruar Varhelyi në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …