Sekretari i Jashtëm i Britanisë së madhe, Xhejms Cleverly, tha se është e nevojshme që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë hapa për të shtendosur situatën në veri. Gjatë një takimi me Kurtin në Londër i thashë z Kurti se në mesin e hapave që duhet të ndërmarrë Qeveria janë: të sigurohet që kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës të mund të punojnë nga lokacione alternative, të tërhiqen njësitë speciale policore nga ndërtesat komunale dhe të ndërmerren hapa për zgjedhje të reja dhe gjithëpërfshirëse. Ia bëra të qartë kryeministrit Kurti se vazhdimi i tensioneve vë në rrezik të arriturat në Kosovë, që janë arritur gjatë viteve së bashku me Mbretërinë e Bashkuar dhe partnerët ndërkombëtarë, tha Cleverly pas takimit me kryeministrin Albin Kurti. Sipas njoftimit të Qeverisë britanike, Kosova dhe Serbia janë përgjegjëse që të veprojnë tani për të shtendosur situatën dhe për të shmangur çdo veprim të mëtejmë apo retorikë nxitëse. Sekretari i Jashtëm britanik, Xhejms Cleverly, po ashtu mirëpriti lirimin e tre policëve të Kosovës, që po mbaheshin në paraburgim në Serbi, duke e cilësuar këtë si një hap pozitiv përpara.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …