Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi se gjatë bisedës telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkuar atij shtendosjen e gjendjes në Veri me zbatimin e planit 3-pikësh të Bashkimit Evropian, që është rruga e vetme për të ecur përpara. Blinken bëri të ditur se ka biseduar edhe me kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të cilin e ka falënderuar për lirimin e tre policëve të Kosovës të rrëmbyer nga Serbia. Ne mirëpritem lirimin e policëve të Kosovës dhe vazhdojmë të mbështesim fuqishëm planin trepikësh të BE-së si rrugën më të mirë për të ecur përpara, ka saktësuar Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …