Kryetari i të ashtuquajturit Komision Parlamentar për Kosovën në Kuvendin serb, Milovan Drecun, ka thënë se se gjithmonë është e mundur që dikush të projektojë incidente dhe provokime, duke iu referuar situatës në veri. Sipas tij, rasti i fundit ku policia parandaloi një sulm terrorist dhe gjeti një veturë plotë me armë, është diçka e montuar. “Ju me kaq naivitet vendosni një veturë, bashkë me pjesëtarët e KFOR-it dhe menjëherë filloni një fushatë mediatike-propagande, është plotësisht e qartë se vetura ishte e vendosur, me armë, me bomba molotov, nuk e kanë futur gjithçka brenda, megjithëse Unë mendoj se ata duhet të kishin vendosur një kamion”, tha Drecun. “Duhet të jemi gati për përkeqësim të mëtejshëm të situatës”, tha ai.
