Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur seancën e rregullt

Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur seancën e rregullt, të cilën e ka kryesuar kryesuesja Adelina Spahiu, në të cilën kanë marrë pjesë kryetari Fadil Nura, drejtorët e ekzekutivit, anëtarët e Kuvendit, përfaqësues të OSBE-së, KFOR-i dhe shoqëria civile. Në këtë seancë janë diskutuar këto pika të rendit të ditës:

– Korniza Afatmesme Buxhetore 2024-2026;

– Propozim – vendim për miratim të bashkëpunim ndër-komunal ndërmjet komunave Skenderaj, Mitrovicë e Jugut dhe Vushtrri, për menaxhim të integruar të mbeturinave;

– Propozim – vendim për këmbim të pronës së paluajtshme të Komunës me pronën e paluajtshme të personit fizik;

– Propozim – vendim për miratim të Rregullores për përzgjedhje të mësimdhënësit më të dalluar në Komunën e Skenderajt;

– Propozim – vendim për miratim të Planit të Veprimit për punësim të të rinjve në komunën e Skenderajt;

– Propozim – vendim për Planin për Integritet;

– Propozim – vendim për miratim të Strategjisë komunale kundër dhunës në familje

– Propozim – vendim për Riintegrim të personave të riatdhesuar dhe integrimin e të huajve në komunën e Skenderajt;

– Raport për përzgjedhjen e anëtarëve për formimin e komiteteve konsultative.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …