Përfundoi mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit, e gjashta për këtë vit

Udhëhequr nga Kryesuesi i kuvendit të komunës së Rahovecit, Defrim Kafexhiu, u mbajt seanca e gjashtë e rregullt për vitin 2023. Të pranishëm në seancë përveç kuvendarëve, si zakonisht ishin edhe Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, Nënkryetari Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive komunale, mediat që monitorojnë seancën, përfaqësuesit e KDI-së, përfaqësuesit e KFOR-it, LMT-së dhe OSBE-së. Pyetjet e kuvendarëve për kryetarin e komunës dhe ekzekutivin ishin rreth: Planit dinamik të punimeve në Sheshin Qendror; Trajtimi i ujërave të zeza – Kolektori në fshatin Krushë e Madhe; Zonat e caktuara për panele (energjia e ripërtritshme); Vjedhjet – plaçkitjet dhe dëmtimet e pasurisë që po ndodhin në qytet me rrethinë; Fuqizimi i sportit në Rahovec, përkrahja e klubeve me subvencione dhe jo vetëm; Vonesat në zbatimin e kontratave; Intensiteti jo i lartë i punëve nga operatorët e kontraktuar; Zgjidhja e problemeve të ujëva atmosferik; Rregullimi i “Vrellës” në Opterushë; Lehtësirat në nxjerrje të dokumenteve për mërgimtarët(One Stop-shop); Mungesa e stadiumit në Krushë të Madhe; Mungesa e sinjalizuesëve në rrugë; Në të gjitha pyetjet e parashtruara, anëtarët e kuvendit morën përgjigje të strukturuara dhe konkrete nga kryetari i komunës.

RENDI i ditës me 16 pika, ishte ky:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve;

  3. Shqyrtimi i Raportit gjashtëmujor ( janar – qershor 2023) të kryetarit të Komunës;

  4. Shqyrtimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) – 2024 – 2026;

  5. Shqyrtimi i propozim-vendimit për bartjen e mjeteve nga viti 2022 në vitin 2023;

  6. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpallje me interes të përgjithshëm publik P-00386-1, ZK-Pastasellë;

  7. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpallje me interes te përgjithshëm publik P-00364-0, ZK- Polluzhë;

  8. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpallje me interes të përgjithshëm publik P-01031-0, ZK- Polluzhë;

  9. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpallje me interes të përgjithshëm publik P-00331-0, ZK – Mrasor;

  10. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpallje me interes të përgjithshëm publik P-01987-0, ZK- Opterushë;

  11. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpallje me interes të përgjithshëm publik P-00050-0, ZK Opterushë;

  12. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpallje me interes të përgjithshëm publik P-01015-12, ZK-Xërxe;

  13. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shpallje me interes të përgjithshëm publik P-01313-3, ZK-Rahovec;

  14. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shfuqizimin e vendimit 01 Nr.63/23, i datës 28.4.2023, për vënien në mbrojtje të “Kanionit të Drinit të Bardhë”;

  15. Shqyrtimi i Raportit të komisionit për zgjedhjen e këshillave të fshatrave dhe të lagjeve urbane;

  16. Shqyrtimi i informatës nga Drejtoria për Shërbime Publike;

Mbledhja u cilësua konstruktive, dinamike, me angazhim dhe efikase, ku pikat e rendit të ditës u votuan me shumicë votash nga anëtarët e kuvendit.

Si çdo herë edhe për këtë seancë, nga Sekretaria e Kuvendit do të përgatitet procesverbal dhe i njejti do të publikohet në këtë vegëz në web-faqen zyrtare të komunës:  https://kk.rks-gov.net/…/ekstraktet-e-procesverbaleve…/

Video-incizimin e mbjedhjes së kuvendit mund ta gjeni në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/rahovec/video-incizimet-e-mbledhjeve/

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …