Kombëtarja

Kombëtarja e Shqipërisë humbi nga Zvicra me rezultat një me zero

Ekipi i futbollistëve shqiptarë, në ndeshjen e sotme me Zvicrën  pas pesë minutave lojë mori një gol kur lojtari, Fabian Schar shënoi më kokë nga rivenja fundore. Loja  e Kombëtares u përkeqësuan edhe më shumë kur në fund  të pjesës së parë, nga loja për shkak të gabimeve ishte  larguar kapiteni, Lorik Cana, i cili u ndëshkua dy herë me karton te verdhë. Shqipëria në pjesën e parë ka mundur të gjejë golin e barazimit, kur Armando Sadiku dështoi nga pozita ideale. Në pjesën e dytë të lojës, kuqezinjtë me të  gjitha forcat bënë përpjekje të shënojnë të paktën golin e barazimit  por nuk aritën sukses. Edhe zviceranët  patën shumë  raste mjaft të mira, por ishte mbrijësi fenomenal Etrit Berisha, i cili me intervenimet e tij fantastike shpëtoi portën e Kombëtares. Shqipëria lojën  e radhës e zhvillon kundër Francës më 15 qershor.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …