Franca e ka mirëpritur lirimin e tre policëve kosovarë që u kidnapuan nga njësitë speciale më 14 qershor, e që u mbajtën të paraburgosur deri ditën e hënë të datës 26 qershor, kur edhe Gjykata e Kralevës mori vendim për lirimin e tyre. Parisi zyrtar konstaton se ky është një hap i parë shumë i rëndësishëm drejt de-eskalimit në mes të tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë. Nga MPJ e Francës thonë e i kërkojnë gjithashtu edhe institucioneve të Kosovës që të angazhohen pa vonesa në këtë drejtim, bazuar në parametrat e vendosura nga Bashkimi Evropian për të dalë nga kriza, parametra të cilat vazhdojnë të mbesin valide. “Është esenciale më shumë se kurrë që Prishtina dhe Beogradi të tregojnë përgjegjësi duke u kthyer në tavoline e negociatave të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në reagimin e MPJ-së së Francës.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …