Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, beson se Perëndimi shumë shpejt do të dalë me një tekst lidhur me statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për të cilin Serbia as që do të pyetet. Serbia bën më të mirën për të ruajtur paqen dhe gjithmonë jemi të gatshëm për kompromise”. Pres shumë situata të vështira për ne në periudhën e ardhshme dhe jam pothuajse i sigurt që perëndimorët do të dalin me një ide gjeniale për të na ofruar ne tekstin e statutit, për të cilin nuk do të na pyesin fare. Prandaj, pres shumë probleme. Por, kjo nuk është diçka e re. Ka shumë nervozizëm për situatën në Ukrainë dhe disa mendojnë se ne duhet të paguajmë çmimin për mospërmbushjen e pritjeve të tyre, tha Vuçiq në Valevë. Për jetësimin e Marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, aktualisht ekzistojnë katër draft-statute dhe draft-vizione: Draft-statuti i Ekipit Menaxhues, draft-vizioni i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, draft-statuti i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, dhe draft-statuti për Asociacionin i hartuar nga organizata gjermane Friedrih-Ebert-Shtiftung. Për këtë çështje, Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje: më 2013 dhe 2015.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …