Nikos Kotzias

Kocias vazhdon ta injorojë çështjen çame, madje edhe fotot e panot e Çamërisë

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, i cili injoron çështjen e Çamërisë në një emision informativ të televizionit “MEGA” ka theksuar se, disa qarqe të caktuara nacionaliste po përpiqen të minojnë përpjekjet e Greqisë dhe Shqipërisë për përafrim, duke sjellë në qendër të vëmendjes çështjen inekzistente të çamëve. I pyetur për rastin e pankartës, të shfaqur nga një grup tifozësh në stadiumin e Lensit në ndeshjen e Shqipërisë me Zvicrën, Koztias ka deklaruar se Greqia nuk duhet të bjerë viktimë e përpjekjeve të caktuara të një grupi njerëzish, që nuk duan një marrëdhënie të mirë midis Athinës dhe Tiranës, duke shtuar me nënkuptim se, “ka disa vite, që ndikimi i Turqisë në Shqipëri ka rënë, për shkak se udhëheqësit fetarë të Shqipërisë kanë kontradikta të mëdha me udhëheqjen turke, dhe kjo nuk u pëlqen disa personave të caktuar”. “Është e habitshme sesi ajo pankartë ka kaluar në stadium me të tilla masa dhe theksoj se, UEFA ka ndërhyrë menjëherë duke e hequr dhe duke mos e lënë të shfaqej edhe në ekranet e televizionit.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …