Luljeta Abdullahu: Unë sikur nxitoj në këtë jetë, nuk më mjaftojnë 24 orë

  1. Sot në mëngjes, sapo hyra në oborrin e spitalit, aroma e luleve të blinit më mbush harqet e zgavrës së hundës dhe në trurin tim sikur të isha duke u përgatitur për një operacion si opiumi që sot duhet të jem edhe mjek edhe pacient, aq sa për të më mbajtur për një kohë gjysmë të kthjellët në punë dhe të mos ndihem edhe unë e sëmurë këtë të diel kur e di se me cilin organ duhet të mirem. Kam mbi 24 vjet që e studioj dhe po, atë organin e vogël që ne e quajmë “flutura” poshtë mollëzës, atë gushë në dikë me krahë të deformuar nga gunga si lebra që kishte çdo njeri dikur.

U përgatita që sot të acarohet edhe gunga që kam në pjesën e sipërme dhe të pasme të krahut të djathtë të gushës, e cila ka një gur të madh si xhevahir në formë gjysmëhëne, por si ligand kur bënë në sipërfaqe drite pas lenë gjithmonë një hije të nxime, dhe si vesa pik nga ndonjë qelizë që mbante në vetvete një aminoacid emerin që kjo globulinë e trashëgoi nga tiroidja.

Ndonjëhere duket sikur kalvaria kur është e mbuluar nga një qeleshë e bardhë , ose si ai personazhi kur isha fëmijë në filmin e animuar të quajtur Calimero, i cili mbante një gjysmë veze në kokë dhe ja rëndonte më fort se trupin që mbante. Këtë perlë të çmuar timen me një hije që lë pas, si një kometë pasi ka kaluar dhe është larguar me ndriçimin që ka trashëguar nga shumë vite dritë larg, jehonën e zhurmës që lihet pas për t’u dëgjuar dhe ajo hije që zgjerohet dhe tërhiqet pasi rreziku ka kaluar nga ndonjë goditje të rastësishme, sot do të më provokojë tiroiden time të zbrazë hormonet e tepërta edhe ato që janë ende të papjekura, e lëre më ata që presin në gatishmëri në kufi, si një vend kur nuhasin aromë kërcënimesh që dalin në sipërfaqe si mizat, jo nga blinaja, ju kujtohet kur fluturonin aeroplanët Mig-29 nga Goleshi akoma pa dëgjuar alarmin e sirenës qiellin e pushtonin?!…

Por ky bli ndonjëherë është si grenza kur të shpon dhe lëshon helmin, sot më ka mbajtur si anestezi, sikur pacienti fle me muskuj të paralizuar dhe bërtet në brendinë e tij pa e ngritur zërin nga dhimbja që ndjen dhe askush nuk e dëgjon.

E njëjta gjë më ndodh sa herë që kam punë me këtë organ të vogël por me më shumë intensitet dhe presion nga disa që pacientët i adresojnë tek ne, sepse pretendojnë të shkruajnë një poezi për këtë flutur me dy rreshta.

Poeti mund të thotë shumë me dy fjalë, por kjo flutur kërkon që secilit prej krahëve t’i tregohet troç se çfarë ka, ku i ka ngecur funksioni, ku ka humnera apo zbrazëtira për të kaluar dhe ku ka një apo më shumë shirritë argjendë të thurur afër edhe pse të falsifikuar, ti mund të kapesh për to dhe të kesh kujdes që të mos rrëzohesh se prapa qëndrojnë disa ushtarë prej atyre që dezertojnë mos të themë tradhëtarë.

Ka prej atyre gungave kur skiatorët fluturojnë mbi to dhe bien si një top bore nga krateret gjysmë aktive mbeten si ajo bomba me orar kur numërohen sekondat për rrebeshjet nga ortekët që do të biejmë për të mbuluar ato krahë fluturash për t’ju thyer nga pezmatimi që përjeton.

Pastaj, ajo flutur është si një busull, akrepat varen aty ku ndiejnë rëndesën maja e gjilpërës, do të varet si në lojën e fatit kur rrotullohet rrota e jetës.

Nuk janë vetëm katër anë të botës (disa prej tyre dinë vetëm dy, lindja dhe perëndimi dhe pikë), harrojnë se ne kemi veriun dhe jugun, verilindjen, juglindjen, jugperëndimin dhe veriperëndimin, pastaj ato anët e brendshme dhe të jashtme që i kanë si tullumbace për faqe me sondë mund t’i kapësh .

Ky organ ka një botë të tërë, një glob që anët i kemi mësuar që në klasën e parë, e skiator me ski, me shenje “firmato” me 3-4 germa Ara, Fara, Bate, Sera etj nuk e di a jane brende kepuceve apo skive per rreshqitje.

E gjithë kjo ndoshta duket si një revoltë, nuk do ta shkruaja, nëse do të isha përballur vetëm një herë ose disa herë, dhe kur e di që ata e kanë paguar shtrenjtë biletën që të vijë dhe të kthejë raportin atje përsëri dhe të presin pacientët me ditë për të ardhur në një numër dyzet për afatin apo terminin, kur do të dorëzojnë raportin e servirur të ri si në pjatë.

Shume respekt per shume mjeke endokrinologe qe po tregohen shume te zonja dita dites dhe me bejne qejf jashte mase dhe i dua shume, pa përjashtuar edhe shumë endokrinolog, por për disa “firmato” me siper ju lutem mos i paguani per ekografinë pacientëve, mjaftohuni për vizitën që paguajnë, sigurisht keni ndonjë radiolog lokal, kojshi për bashkëpunim. Nuk kam fjalë për trajtimin që po e bëni dhe nuk do të bëj zë, por zvogëloni numrin e kontrolleve në mënyrë që t’ju japni kohën e duhur për të cilën pacienti ka paguar, kështu që nuk do të duket sikur po punoni për “fyt” edhe pse e keni cak atë organ, fytin, do të jetë më mirë sikur të punojmë edhe për shpirtin. Shpresoj që ky artikull të pritet më shumë si bashkëpunim, pa ofendim pavarësisht se sot më është acaruar fyti.

“Granimi” endokrinologe jeni më të mirë, ju lumtë.

  1. Që nga një mëngjes në një tjetër mëngjes lodhja e trurit eshte ne harmoni me trupin e dorezuar dhe nuk e di kush po të drejton pas më shumë se 24 ore pa pushim e pa gjumë, dhe çuditem pse nuk habitet dikush të vjen në punë disa minuta më herët që të mund të dorëzoj “ndërrimin” kusurin e zbrazur e punës time dhe të kap autobusin për në shtëpi, të fle në shtratin tim dhe ndoshta të mos zgjohem kurrë. Njeriu është më i padrejtë ndaj vetes. Dje, pas atyre aktiviteteve, për të mos thënë marifete, që me siguri do të preket dikush, pavarësisht se qëllimi im nuk ishte sulmi apo vetëmbrojtja, por më shumë se u bë rutinë për dikë kjo punë e “marifetit”, se sëmundje nuk mund të quaj, për të mos etiketuar si “mani”.

Koha, ose më mirë të thuash pjesët e saj të një cikli ditor bashkë me ciklin e natës, ajo para agimit është më e mira, gjithashtu merr përgjigjen më të shpejtë nga lutjet para mëngjesit. Isha shumë e lodhur nga pacientët që kisha dje si kurrë më parë. Sikur të mos isha marrë kurrë me këtë organ të vogël, por që ndonjëherë mund të jetë shumë i dhunshëm.

Ajo që përjetova dje, ishin raste të referuara nga poliklinika private, është si një shtëpi e vjetër kur duhet ta rinovosh, sigurisht që është më e bukur, më e mirë dhe më e lehtë kur fillon ta ndërtosh nga themeli për qejfin tënd.

Është e njëjta gjë me punën tonë, nëse dikush tjetër ju përshkruan një imazh me ultratinguj pa përmendur saktësisht se ku në cilën pjesë të lobit të gjëndrës tiroide shihni ndryshime, për t’u përputhur me imazhin e shintigrafisë që duhet të bëni, nëse nuk përkon, atëherë keni më shumë punë, dy imazhe në të njëjtën kohë. Një raport i tillë jo i plotë nga sektori privat nuk duhet të pranohet për imazhe shtesë në sektorin publik.

Nejse po e lë anash këtë “marifet”, sigurisht që do të ndikojë negativisht në etikën time për të shtrembëruar atë që jam përpjekur të kultivoj që në vitin e parë të studimeve.

Në kohën e drekës shkova në mensë, me shpresën se ndoshta do të kishte lakër për drekë. U ktheve me një supë dhe sallatë dhe për një moment fillova të qeshja dhe të qaja. Dy ndjenja, nga e keqja që vjen dhe falë Zotit që zgjodhi të më krijonte dhe të më programonte ashtu siç jam, ndoshta kisha bërë disa përmirësime të vogla sa i përket ndërgjegjësimit, për veten time e jo për “ata”, edhe kështu siç jamë, falenderoj Zotin pa masë. Në atë moment përpara meje ecte një burre me shtat të shkurtër dhe me dy gunga, para dhe mbrapa, si deve, por ajo i ka vetem nga mbrapa, eshte me e lehte ta mbash barren ne shpinë, se sa kur ke një të tillë përpara në gjoks dhe një tjetër pas shpinës së tij, e organet mes, sigurisht që nuk ndiejnë presion, por rrënjën që kanë lëshuar tërheq trupin si gravitacion nga pesha përpara dhe mbrapa sidoqoftë në ekuiliber ishte dhe për ta mbajtur gjatë gjithë jetës, edhe në gjumë kur flenë. Dy metra pas tij, gruaja me një këmbë më të shkurtër, në pjesën e pasme të legenit të ngritur disa cm., u vërsul pas burrit, rëndesa e saj ishte te kërllokullat. Një drithërimë e gjatë më pushtoi trupin brenda dhe jashtë, ashtu si lotët dhe një zë që doli nga brenda për të qeshur në të njëjtën kohë. Por zëri nuk ishte i një qeshjeje të zakonshme, nuk ishte as i cekët e as i thellë, mes të papërcaktuar derisa lotët rridhnin si një re kur zbrazet nga shiu kur një pjesë e tokës laget dhe rrezet e diellit shpërndahen përreth. Ndjeja dhimbjen e asaj që u mungon atyre dhe gëzimin e asaj që kam për vete. Sa e drejtë është kjo, nuk ka peshore matëse, si të ndajë pjesën e ndonjë prej organeve të mia që të jemë të barabartë së bashku. Sa më mbyt, sa më jep forcë, sa më dëshpëron, sa më jep vullnet, kujt t’i drejtohem, natyrës, prindërve të mi si qenie njerëzore, askujt, përveç Atij që krijon, faleminderit deri ne pafundesi e me tej o Rrabb, Allah, Zoti i qiejve e i tokes i gjithçkaje, i pa të metë. Lavdëruar qofsh me vullnetin dhe meshiren qe kishe per mua. Qofsh i lavderuar dhe i meshirshem per te gjithe Zoti im mos na sprovo …

  1. Pas pak minutash do të largohet autobusi im, askush nuk erdhi, edhe pse veshët e mi dukej se dëgjonin se dikush po përpiqej të hapte derën, edhe pse e dija që nuk kishte njeri, por u ngrita jo nga kurioziteti por nga një nevoja që kisha shumë për të më zëvendësuar. Derisa dëgjova zhurmën e ashensorit që vinte e shkonte, lart e poshtë, u përpoqa përsëri të shihja nëse kishte ardhur dikush, askush më. Ishte një zhurmë nga karroca e plehrave që punëtorët e mirëmbajtjes po përpiqen ta fusin në ashensor pasi e kanë zbrazur në një kontejner më larg. Teksa vazhdoj të shkruaj, ra sërish një qetësi që më shqetëson edhe më shumë, por tani edhe sytë më janë rënduar. Një ptozë nga kapakët e syve, më bëjnë t’i shoh shkronjat në dy-tre, si përmendësh i shtypi butonat e tastierës së telefonit. Edhe kaq të vogla, pastaj shumë të ngjeshura, shkronjat duket se luajnë me vete si një piano e akorduar me bateri ose tani siç thonë ata inteligjencë artificiale, por kush i krijoi këto.

Ashtu si pyetja që ata bëjnë, kush e krijoi Zotin, ku është Ai? Inteligjenca artificiale, po edhe këto janë krijuar nga numrat binar 0 dhe 1, nuk ka tjetër, para zeros dhe pas, nga këtu janë krijimet e Krijuesit deri në pafundësi në tokë dhe në qiellin e pafund. Edhe atëherë nuk ka fund, ka vetëm këtu për ne, për një individ, për një kafshë, bimë, ujë, botë qielli, ndoshta edhe për ndonjë planet, si një yll që shuhet dhe vazhdon në pafundësi, i ndryshuar, si ne që jemi të zëvendësuar. Pra, kush krijoi Zotin, një zero dhe Një, nuk ka asnjë para Tij dhe nuk do të ketë asnjë pas Tij, ne jemi në mes, pas një deri në nëntë, dhe perseri zero vjen, e të sillemi dhe të mbështillemi rreth 19 do të sillemi, , është një matematikë në vetvete me saktësi të llogaritur jo nga inteligjenca artificiale por nga Inteligjenca mbinatyrshme qe na i mesoi dy numra.

Kjo është gjithçka që iu desh për të krijuar universe të pafundme me një zero dhe Veten e Tij. Zero tregon boshllëkun, dhe Ai Një pa asnjë tjetër, gjithë këtë pafundësi. Ne jemi thjesht një ëndërr, ndonjëherë e bukur ndonjëherë e shëmtuar, këtë e keni përjetuar kur zgjoheni i trishtuar nga një ëndërr, ose i lehtësuar sepse keni fluturuar, ose i trishtuar sepse keni humbur, ose i emocionuar sepse jeni dashuruar, apo keni fituar garën, etj. një ëndërr në një ëndërr për një ëndërr.

E ku është ai që krijoi inteligjencën artificiale, brenda apo jashtë saj!?…

Sapo mbërrita në shtëpi, në cep të oborrit tim, era e blini më kujtoi të djeshmen ditë, e cila vazhdon edhe sot, por e mbylla atë kapitull. Nata ishte vetëm ndërmjetësuese, më shoqëroi dhe nuk më zgjoi, sepse nuk isha fjetur, nuk më shpërndau, nuk më shkatërroi, edhe tani sapo u ula në karrigen e oborrit tim ndihem i rinovuar, bari, pishat, elfat, lulet nga ato aromatike, mëlmesat, çajrat, pemët e bregdetit por pa fruta e deri te ato për sy të bukur për t’i parë. Dhe zogjtë nuk po ndalen, sikur janë në një garë, secili përpiqet të thotë këngën ose fjalët në gjuhën e vet. Më duket se u zgjova nga një ëndërr e një bote tjetër dhe ja ku jam në një ëndërr të një bote tjetër. Tani më e bukur për sytë, veshët dhe sigurisht për trupin, zemrën dhe shpirtin. Përtej rrugës dëgjoj tingujt e një violonçeli, një vajzë e vogël flet me instrumentin e saj çdo mëngjes. Një botë krejt tjetër, por duket se veshët e mi filluan të shkrihen pas tingujve dhe pas asaj dite të djeshme që po vazhdonte edhe sot. Po tretem në tingujt, po e shoh veten në një vend krejtësisht tjetër, përsëri në një botë tjetër. Mendja,… tregon gjithçka që ëndërrojmë. Me mendje flasim, shohim, ushqehemi edhe pa ngrënë, madje udhëtojmë, qoftë me këmbë, me vapor, aeroplan apo ndonjë avion bombardues, gjithçka varet nga ajo që dëshironi. Unë vij tek ju e dashur më thotë dëshira.

Kur kemi dëshirë, varet nga oreksi, varet nga iniciativa, sa më delikatesë , sa e hidhur, e kripur apo shija e ëmbël që i pëlqen të gjithëve. Çuditërisht nuk e shijoj sheqerin për qef, edhe pse shija e ëmbël e ëmbëlson jetën, kur ke zgjedhur njeriun më të ëmbël për të ndarë ëndrrën e jetës. Ka edhe dëshirat e shijes së ëmbël edhe kur nuk ha sheqer, trupi ëmbëlsohet dhe duket si bakllava me sherbet kur thonë se më e mira është kur shkrihet në gojë. Dhe, sa dëgjova sipër meje nga ballkoni kollën e një burri, hej, si ajo fjalë kur thonë “kur flet një burrë ose kollitet një herë”, u zgjua dashuria ime, ajo e ëmbëlsirave që nuk gatuhet por vjen te ju si një dhuratë nga Zoti.

 

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …