Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit Kosova vazhdon të përfshihet në nivelin 3 të sigurisë për shkak të COVID-19

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit vendet e Ballkanit minimalisht i plotësojnë kërkesat e transparencës fiskale

Në raportin e ri të Departamentit Amerikan të Shtetit, vendet e Ballkanit Perëndimor – Kosova, Mali i Zi, Serbia, Bosnje e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut – radhiten në mesin e vendeve që i plotësojnë kërkesat minimale të transparencës fiskale. Raporti thekson se nga 140 vende të vlerësuara, 72 i plotësojnë kërkesat minimale të transparencës fiskale. Nga ato që nuk i plotësojnë, thuhet në raport, 25 kanë bërë përparime të rëndësishme drejt përmbushjes së këtyre kërkesave. Raporti mbulon periudhën nga 1 janari deri më 31 dhjetor, 2022. Vlerësimi mori parasysh informacione nga ambasadat dhe konsullatat amerikane, nga organizatat ndërkombëtare dhe nga organizatat e shoqërisë civile.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …