I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovës-Serbi, Miroslav Lajçak, është cituar të ketë deklaruar se nuk ka ndonjë afat zyrtar se kur duhet t’i përmbushin kërkesat e Bashkimit Evropian, autoritetet në Prishtinë dhe në Beograd. Në një intervistë për Euronews Serbia, ai ka shtuar se përfaqësues të lartë ndërkombëtarë janë të angazhuar në këtë çështje. Nuk ka një afat zyrtar. Por në politikë gjithçka është e lidhur. Shihni sa përfaqësues të lartë ndërkombëtarë janë të angazhuar në këtë çështje. Ne patëm telefonata nga presidentja e KE-së Ursula von der Leyen dhe sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken”, ka thënë Lajçak. Tutje, ai ka shtuar se situata është aq e tensionuar dhe serioze, saqë zyrtarët më të lartë botërorë duhet të merren me të dhe të përfshihen në zgjidhjen. E gjithë kjo disi ruhet në atmosferën në bashkësinë ndërkombëtare, në imazhin e Kosovës, Serbisë dhe të gjithë rajonit. Pra, mendoj se është në radhë të parë në interes të Serbisë dhe Kosovës që kjo çështje të zgjidhet dhe rajoni të merret me çështje evropiane, jo me menaxhimin e krizave”, ka shtuar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …