Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se janë në fazën përfundimtare të hartimit të hartave të rrezikshmërisë nga përmbytjet. Në mbledhjen e qeverisë, Kurti ka thënë se harta do të pasohet me planin e menaxhimit të përmbytjeve. Kështu tha kreu i qeverisë teksa foli për vërshimet në qytetin e Pejës që ndodhën të shtunën, të cilat lanë të vdekur dy persona. Ai tutje ka bërë të ditur se do të fillojnë strategjinë e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike, “e cila vjen si rezultat i ligjit të parë për ndryshime klimatike”.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …