Profilet në një platformë shkencore të eksponentëve të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë një ministre dhe disa deputetë, tregojnë shkelje mbi parimet kushtetuese të vendit. “Prishtinë, Serbi”, figuron lokacioni i regjistruar nga disa zyrtarë të ekzekutivit e legjislativit në profilet e tyre në platformën Scopus. Scopus është një nga platformat më të rëndësishme në botë e cila përmban të dhëna mbi publikimet shkencore të autorëve ndërkombëtarë. Shkencëtaret e sferave të ndryshme i publikojnë aty botimet e tyre. Platforma nuk e njeh Kosovën si shtet. Në këtë linjë është vendosur edhe një ministre e Qeverisë së Kosovës: Artane Rizvanolli. Në profilin në Scoupus të ministres Rizvanolli, kryeqyteti i Kosovës është regjistruar si vendbanim në Serbi, bazuar në të dhënat publike të platformës. Paraqitja e Prishtinës si pjesë të Serbisë përbën shkelje të parimeve kushtetuese, sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës./Reporteri/
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …