Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, i ka adresuar edhe njëherë masat e paralajmëruara të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. “Ne absolutisht e kemi thënë, paralajmërimet e mëhershme për një pako të masave natyrisht që nuk përbëjnë lajm të mirë për Kosovën. Ju e dini që ne që disa vite jemi pjesë a marrëveshjes së stabilizim-asocimit dhe Kosova është pjesë e të gjitha grupeve punuese për të përafruar qëndrimet me Bashkimin Evropian dhe jo vetëm”, ka thënë Deliu-Kodra. Sipas saj, qeveria e Kosovës duhet t’i trajtojë me seriozitet këto masa të cilat nuk janë aspak të mira për Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …