Pas një sëmundje të rëndë në moshën 93-vjeçare ndërroj jetë babai dhe gjyshi ynë SADRI UKË SHALA. Varrimi i të ndjerit do të bëhët me 30 06 2023 në orën 15.00 në UJMIRË. Në njoftimin mortor, Gresa ndër të tjera ka kujtuar gjyshin: Ka ndrru jetë gjyshi, Sadri Ukë Shala, ndër njerëzit më të jashtzakonshem që kam takuar në jetën time. Gjyshi nuk pati jetë të lehtë, babi i tij u arrestua kur gjyshi ishte shume i ri, ai pastaj u vra dhe që atëherë rezulton i zhdukur nga forcat çetnike të serbisë. Gjyshi edhe vet e kishte jetuar torturen fashiste jugosllave, ishte arrestuar e malltretuar por nuk u dorëzua asnjëherë. Mes historive të trimërisë dhe momenteve të panumerta qesharake që na dhuroi gjatë viteve ai do të jetoj me lavdi në kujtimet tona. Gjysh, pusho i qetë pranë gjyshes. I lehtë qoftë dheu për ju!
Kontrolloni gjithashtu
Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti
Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, gjatë një …