Fillojnë punën QMF në fshatin Dardani dhe Komogllavë pas renovimit

Këtë të premte nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, bashkë me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr. Kemajl Eminin, drejtoren e QKMF-së Dr.Nadrie Ymerin, zv.drejtorin e QKMF-së Dr. Afrim Abazin si dhe Dr. Xhevdet Haxhidemën, kanë vizituar nga afër Qendrat e Mjekësisë Familjare në fshatin Dardani dhe Komogllavë. U tha se këto dy qendra do të punojnë më kapacitete të plota, duke përfshirë këtu edhe sektorin e stomatologjisë dhe shërbimet bazë të laboratorit. Gjatë ditës po ashtu është vizituar edhe Qendra e Mjekësisë Familjare në Neredime, e cila është rinovuar në tërësi. Në këtë qendër shëndetësore do të ofrohen shërbimet e mjekut familjar dhe të stomatologut, ndërsa pritet që së shpejti të fillojë së funksionuari  edhe shërbimet laboratorike.

May be an image of signboard, hospital, office and text that says 'QENDRA KRYESORE E MJEKESISÄ FAMILJARE GLAVNI CENTAR PORODIČNE MEDICINE MAIN FAMILY HEALTH CENTRE FERIZAJ QENDRA E MJEKESISÄ FAMILJARE CENTRE 5 CENTAR PORODIČNE MEDICINE FAMILY HEALTH KOMOGLLAVỀ EXIT 内'

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …