Ruzhdi Jashari: Lamtumira e fundit për bashkluftëtarin Jakup Fejzullahu

Fjala e Ruzhdi Jasharit në tubimin mortor me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit e veteranit të UÇK-së, Jakup Fejzullahu

 

Të dashur familjarë të familjes Fejzullahu, i dashur Dardan, të nderuar veteranë, invalidë e familjar të DËSHMORËVE të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, institucione të komunës së Shtimes, i nderuar Kryetar Aliu dhe gjithë ju të pranishëm në këtë tubim mortor;

Sot, po ndahemi fizikisht nga miku, shoku, familjari, arsimtari, bashkëluftëtari e bashkëudhëtari i sfidave tona të përbashkëta, JAKUP FEJZULLAHU!

Jakupi u lind në fillim të vitit 1955, në famijen e njohur Fejzullahu të fsh.Vojnoc, i cili, pas përfundimit të shkollës normale, kreu fakultetin e historisë.

Para lufte, punoi mësimëdhënës në shkollën fillore të Muzeqinës.

Me rastin e suspendimit të autonomisë së vitit 1974, nga ana e Serbisë, Jakupi pareshtur, me aktivitete konkrete, përkrahu të gjitha aktivitetet politike e sindikale për Pavarësinë e Kosovës.

Gjatë luftës, me armën e vet automatike, municion e dy bomba, në shkurt të v.1999, aktivizohet në radhët e UÇK- së, në ZON- së, në Batalionin e Policisë Ushtarake që komandohej nga Komandant Qerqizi- Isak Musliu. Pas një jave, Jakupi transferohet tek ne, në DMPAC, pranë ZON- ës.

Jakupi s’bashku me anëtarët tjerë të DMPAC, kishte detyrat e logjistikës, punëve operative, për istikamet, për sigurimin e strehës dhe ndihmesave tjera të nevojshme për UÇK- së, dhe popullësinë civile!

Me këtë rast po theksoi vetëm disa momente pikante që karakterizojnë punën e Jakupit në Drejtorinë Civilo Ushtarake të Zonës Operative të Nerodimes, atëher, kurë ne ishim të bllokuar, pothuajse plotësisht, dhe kishim mungesa e vështërsi në furnizime, duke qenë në përballje të vazhdueshme me forcat armike serbe të ushtrisë dhe policisë!

– Na duhej mulliri për bluarje. Kishim grurë e misër, kryesisht nga rezervat e fsh Petrovë, Molopolc, Reçak e fshatrat tjera për rreth. Por na duhej mielli. Mullinjët ishin dal nga përdorimi dhe ishin shkatrruar nga dhëmbi i kohës! Jakupi kishte marrë detyrat për ringritjen e mullirit në Luzhak, i cili, për 3 ditë, s’bashku me Drejtorin Civile të fsh.Petrovë dhe M.Roshajn, H.Hysenajn, V.Salihun, Sh.Ademajn, kishin mobilizuar rreth 40 qytetarë për ringritjen e mullirit dhe rihapjen e “Jazit”, si dhe sigurimin e të gjitha elementeve dhe paisjeve për funksionalizimin e mullirit. Shumë elemente mungonin, dhe këto pjesë Jakupi vet i treti do t’i sigironte në hyrje të Shtimes te mulliri i Tinës, që kontrollohej nga forcat serbe puna ishte zhvilluar natën nën sigurimin e ushtarëve të UÇK- së. Ndonëse me shumë rreziqe, vetëm për 3 ditë mulliri u aktivizua për bluarje, për nevoja të popullësisë dhe ushtrisë!

– Moment tjetër, ishte kërkesa e shpejtë, që të përgaditeshin tenda për strehimin e popullësisë civile dhe nevojave të UÇK- së, ku zhvendoseshin nga fshatrat Dremjak, Jezeŕc, Mollopolc dhe fshatrat tjera për në Grykën e Topillës. Jakupi s’bashku me DC të fshatit Petrovë dhe qutetarët tjerë, brenda 24 orëve i bënë gati dhjetra tenda për ushtrinë dhe popullësinë civile.

– Ditët ishin të rënda për të gjithë qytetarët. Popullësia zhvendosej dhunshëm nga Kosova prej forcave serbe përmes tmerreve e maskrimeve! Ndërsa në mes datës 23 e 24 maj në ZON- së, arrinë rreth 400 ushtarë të plagosur nga ZOP dhe ZOD. Ne, në atë kohë e kishim stabilizuar spitalin ushtarak në Mollopolc dhe stacionarin shëndetësor në Petrovë. Nga ora 23.00h e natës, filluan ardhjet e para të plagosurëve, të cilët duheshin strehuar. Nën kujdesin e Jakupit, i ndihmuar nga DC e e Petrovës, Mollopolcit, Reçakut dhe e tër trupa e DC të ZON-ës, 5 minuta para orës 7 të mëngjesit, operacioni i sistemimit dhe strehimit kishte përfunduar me sukses!

Kishte edhe shumë punë tjera, të shumëta, të kryera nga Jakupi, i cili la gjurmë të pashlyeahme; si, në administratë, në arsim, punë sociale e rrethin familjar, por në këtë ceremoni mortore me rastin e ndarjes së vështirë prej tij, me pikëllim, ishin për tu veçuar këto që tham.

Mbas lufte, Jakupi, kreu me sukses punën e përgjegjësit për çështje sociale në komunë të Shtimës.

Ndërsa pak vite para pensionimit, kreu punën e zv.Drejtorit, në Shkollën Fillore Lasgush Poradeci në fshatin Muzeqinë.

Tani vdekja e pamëshirëshme e rrëmbeu, dhe po e ndanë prej nesh, në vitin e katërt të pensionimit, ku secili prej nesh do të kaloj në botën e amëshueshme, urojmë që nga kjo botë të ikim faqebardhë dhe me dinjitet, duke lënë nofka mbrapa. Jakupi po ikë me dinjitet prej nesh, duka na lënë të pikëlluar, s’bashku me familjen e tij të ngushtë !

Respekt e kujtime për veprën e Jakup Fejzullahut, nderime familjes!

LAVDI!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …