leoni

RKL: Daja Xhef e nxjerrë Kurtin, nga kurthi që ia kishte përgatitur vetes, dhe ia shpjegon kuptimin e fjalës kompromis

Jeffrey Hovenier: Amerika ka përplasje me Qeverinë Kurti, jo me Kosovën

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier thotë se është i vetëdijshëm për pakënaqësinë e një pjese që Shtetet e Bashkuara nuk po pajtohen me qëndrimet e Qeverisë së tanishme të Kosovës. Megjithatë, ai thotë se përkrahja e Amerikës  për Kosovën, si vend, si  shtet  është e palëkundur. Situatën e krijuar tani mes Kosovës dhe Amerikës Hovenieri e sheh si përplasje qëndrimesh me Qeverinë e tanishme, por jo si përplasje e aleancës dhe fundin e përkrahjes. Ne jemi në një moment shumë më të vështirë tani, qeveri me qeveri. Ai ka thënë se qëndrimi i Amerikës  ndaj Kosovës si shtet është “përkrahës dhe këmbëngulës”, por kjo nuk do të thotë se ata do të mbështesin secilin qëndrim të secilës qeveri të Kosovës. Amerika është e qartë në kërkesën e saj ndaj Kosovës, që është zbatimi i planit trepikësh të propozuar nga Bashkimit Evropian. Ai përmend se këtë qëndrim nuk e ka vetëm Uashingtoni zyrtar por edhe të gjithë partnerët e tjerë perëndimorë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …