Drejtori i CIA-s, William Burns, është takuar me kryetarin e Ukrainës, Vladimir Zelensky dhe zyrtarë të inteligjencës. Ai ka udhëtuar për në Ukrainë, rregullisht që nga fillimi i agresionit të fundit të Rusisë më shumë se një vit më parë”. Ashtu si me udhëtimet e tjera, drejtori u takua me homologët e tij të inteligjencës ukrainase dhe presidentin Zelensky, duke riafirmuar përkushtimin e Amerikës për të shkëmbyer informacione për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet kundër agresionit rus”. Drejtori i CIA-s, Wiliam Burns u takua më herët në qershor me zyrtarë ukrainas, të cilët zbuluan një strategji për të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia dhe për të hapur negociatat e armëpushimit me Moskën deri në fund të vitit, sipas zyrtarëve të njohur me vizitën.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …