Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti e ka vendosur Kosovën në një pozicion të rëndë, duke u konfrontuar me aleatët. Po shihet që reagimi i bashkësisë ndërkombëtare është serioz. Kurti është i njoftuar. Miqtë e pavarësisë së Kosovës kanë ardhë në një gjendje që të vendosin masa ndaj Kosovës. Ky është një degradim i skajshëm i kësaj qeverie. Kryeministri Kurti nuk ka koherencë në qëndrimet dhe kërkesat e tij, duke dalë me propozime të ndryshme dhe të shpeshta. Herë i propozon 3 faza për targat, pastaj 6 kushte për Asociacionin, pastaj 5 pika për deeskalim. Në fund del me tetë pika tjera. Askush në botë nuk ka kohë të merret me kopallat e Kurtit. Bota ka probleme më të mëdha se të merret me kopallat e Albin Kurtit”, ka deklaruar deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …