Ravi Batra: Kryeministri, Edi Rama, ka goditur padrejtësinë djallëzore kundër Kosovës dhe Hashim Thaçit, nga Gjykata Speciale

Edi Rama: Kosova e ka ofertën më të mirë të mundshme në tavolinë, Albin Kurti nuk e fiton i vetëm betejën diplomatike

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Kosova e ka ofertën më të mirë të mundshme në tavolinë, për të ardhmen e saj. Duke folur për Euronews Albania, ai tha se plani franko-gjerman është oferta më e mirë e mundshme që duhet të shtyhet para dhe të detyrohet Serbia që ta pranojë. Unë i kam thënë opinionet e mia. Ajo që shumë kush komenton duke ju hakërryer apo ju ankuar apo shprehur ndjenja negative miqve, partnerëve, aleatëve tanë, është se ndërkohë që flasim ndryshe nga të gjitha herët tjera në të shkuarën, Kosova ka në tryezë ofertën më të mirë të mundshme për të ardhmen e saj. Ajo e ka në tryezë planin franko-gjerman, të cilën është Kosova në radhë të parë, dhe jemi ne shqiptarët që jemi të interesuar dhe duhet ta shtyjmë përpara deri në fund duke këmbëngulur për tryezën, për të shfrytëzuar këtë potencial të aleancës dhe miqësisë me bashkësisë euro-atlantike për ta detyruar Serbinë që ta pranojë planin. Praktikisht që do të thotë hapja përfundimtare e rrugës, të ardhmes për një Kosovë të njohur nga të gjithë dhe me ulësen e vet në Kombet e Bashkuara. Plani franko-gjerman s’mund të qëndrojë aty për gjithë jetën dhe kryeministri i Kosovës nuk mund ta fitojë këtë betejë diplomatike  i vetëm si Don Kishot. Albini është një person të cilin unë e çmoj, një mik që e respektoj, por në këtë rast është kryeministri i Kosovës të cilin unë nuk e mirëkuptoj, pasi bëhet fjalë për interesin e kombit shqiptar, tha  mes tjerash, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …