Dr. Skënder Demaliaj

Dr. Skёnder Demaliaj: Roli vendimtar dhe përcaktues i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i vetё Bill Klintonit në ҫlirimin e Kosovës

Që në presidencën e Bushit të parë, SHBA-të u pozicionuan qartë dhe me vendosmëri në mbështetje të popullit shqiptar të Kosovës, duke dënuar heqjen e autonomisë, më 28 mars 1989, dhunën policore dhe shkeljen e të drejtave dhe lirive të tyre atje. George H. W. Bush i dërgoi një letër Slobodan Milosheviçit në vitin 1992: “Në rast të konfliktit në Kosovë të shkaktuar nga veprimi serb, SHBA do të jenë të gatshme të përdorin forcën ushtarake kundër serbëve në Kosovë dhe në Serbi”. 

Në cilësinë e senatorit në vitin 1995 Joe Biden deklaronte: “Të mos heshtim para krimeve që ushtria serbe po kryen mbi popullsinë civile… Nëse ajo që po ndodh atje nuk përfaqëson interesat dhe vlerat tona, atëherë nuk kemi bërë asgjë pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo nuk përfaqëson vlerat tona”.

SHBA hapën Zyrën e Shërbimit Informativ në Kosovë në vitin 1996. Në vitin 1998 njohën UÇK-në, dënuan të parët Masakrën e Reçakut me ambasadorin William Walker, i cili u shpreh: “Nga ajo qё unё kam parё personalisht nuk hezitoj ta pёrshkruaj ngjarjen si njё masakёr, pa dyshim njё krim kundёr njerёzimit. Bota duhet ta dёnojё kёtё mizori”. Më 6 shkurt 1999 bashkë me vendet më të fuqishme të BE-së dhe Rusinë organizuan Konferencën e Rambujesë. 

Roli i Sekretares sё Shtetit, Zonjёs Madelein Albriht nё kёtё Konferencё ёshtё vendimtar, duke iu drejtuar delegacionit shqiptar tё pranonin Marrёveshjen: “Ju lutem pёrfaqёsues tё popullit tё Kosovёs tё pranoni Marrёveshjen, t’i jepni pёrparёsi paqes, nё mёnyrё qё ne t’iu ndihmojmё qё nesёr tё jeni zot tё tokёs tuaj dhe qё nё tokёn tuaj tё shenjtё t’i ngulni rrёnjёt aq thellё sa qё asnjёherё asnjё armik nuk do tё mundё t’iu lёvizё nga vendi”. Ishte po kjo Grua e hekurt qё u arrit nё formulimin e rёndёsishёm tё kёsaj Konference pёr tё ardhmen e popullit shqiptar tё Kosovёs: “Tre vite pas hyrjes nё fuqi tё kёsaj Marrёveshje do tё thirret njё mbledhje ndёrkombёtare pёr tё determinuar njё mekanizёm pёr njё zgjidhje finale pёr Kosovёn nё bazё tё vullnetit tё popullit”. Lidhur me kёtё Presidenti Klinton shkruan: “Grupi ynё vendosi ta shkruante Marrёveshjen nё njё formё tё tillё qё tё vononte mbajtjen e Referendumit, por tё mos e mohonte atё pёrfundimisht”.

Qё nё vitin 1998 Madelein Albriht nё mbledhjen e Grupit tё Kontaktit deklaronte: “Ne duhet tё ushtrojmё presion mbi presidentin Milosheviҫ qё ai tё kuptojё se mund ta paguajё shtrenjt njё sjellje tё tij tё papranueshme… Edhe njё herё tjetёr ai po luan me zjarrin. Historia na tregon edhe njё herё se kemi rastin tё riparojmё gabimet e para 4-5 viteve”. E terrorizuar nga faktet e masakrave nё Drenicё, tё cilat tregonin trupa tё gjymtuar (mё 28 shkurt u vranё 70 veta), ajo u tha disa tё afёrmve tё saj: “Jam betuar para emrave tё 77 mije e 927 tё vdekurve nё muret e Sinagogёs Pinkas nё Pragё se kurrё nuk do tё lejoj njё Holokaust tё ri”. Nё njё takim gjatё atyre ditёve nё Romё me Lamberto Dinin i thotё atij: “Ne nuk do tё qёndrojmё pasivё. Ne u kemi treguar autoriteteve serbe se ata nuk mund tё veprojnё nё Kosovё, ashtu siҫ bёnё nё Bosnjё”.

Udhёheqja kosovare, akoma pa filluar ofensiva e madhe serbe kundёr shqiptarёve tё Kosovёs mori garanci pёr mbёshtetje. Presidenti Bill Klinton nё takimin me Ibrahim Rugovёn nё Shtёpinё e Bardhё, mё 27 maj 1998 u shpreh: “A e dini ju qё ne nuk do tё tolerojmё kurrё njё situatё tё ngjashme me atё tё Bosnjёs nё Kosovё.”. Nё fillim tё viteve `90 nga disa senatorё, gjeneralё amerikanё, pёrfaqёsues tё administratёt sё lartё amerikane kishte hezitim pёr pёrdorimin e forcёs kundёr regjimit tё Milosheviҫit. Albriht i pёrket linjёs sё ashpёr nё kёtё ballafaqim. Sipas saj pёrballё barbarisё sё tij vendet e civilizuara, ku bёnte pjesё edhe Amerika kishin detyrimin moral tё mbrojnё vlerat, kudo edhe me forcё po tё jetё nevoja. Nё kёtё kontekst, ajo i drejtohet gjeneralit Colin Pawell: “Gjeneral pёr ҫfarё na shёrbejnё tё gjithё kёto trupa, nёse nuk i pёrdorim?”. Asnjёherё nuk u pendua pёr hapat qё ndёrmori nё mbёshtetje tё shqiptarёve tё Kosovёs. E thotё vetё troҫ: “Besoj nё pushtetin e Amerikёs. Ёshtё filozofia ime politike dhe pikёpamjet e mia nё politikёn e jashtme qё gjithmonё mё kanё bёrё njё aktiviste. Aktualisht jam shumё krenare pёr pozicionin tim mbi Kosovёn”.

I bënë thirrje regjimit të Milosheviçit të ndërpriste represionin ndaj popullsisë shqiptare, të tërhiqte forcat e policisë e të ushtrisë, të kthente autonominë e vitit 1974…, por këto thirrje ranë në vesh të shurdhër. Kjo bëri që më 24 mars 1999, NATO me në krye SHBA të ndërmerte sulmet ajrore ndaj Beogradit, sulme që zgjatën 78 ditë dhe që e detyruan Millosheviçin të kapitullonte. 

Para nisjes sё bombardimeve tё NATO-s ndaj Beogradit pati njё bisedё tё tensionuar midis gjeneralit Clark dhe Milosheviҫit, i cili i tha atij: “Kjo nuk ёshtё njё masakёr (ёshtё fjala pёr atё tё Reҫakut).  Ёshtё njё montazh. Kёta njerёz janё terroristё. Ata janё vrarё gjatё pёrleshjeve me forcat tona tё sigurimit. Menjёherё pas kёsaj rebelёt kanё ndryshuar veshjet e tyre pёr tё bёrё tё besueshёm faktin se ata ishin fshatarё dhe fermerё. Pastaj ata i kanё qёlluar me nga njё plumb nё sy ose nё ballё, mandej iu kanё prerё hundёn. Ja e vёrteta”. Por gjenerali Clark jo vetёm nuk e pranon gёnjeshtrёn dhe mashtrimin e tij, por e paralajmёron atё: “ NATO ёshtё gati tё godasё. Po iu paralajmёroj, nёse Serbia nuk zbaton mё sё fundi kёtё Marrёveshje, shefat politikё tё NATO-s janё tё gatshёm tё mё japin urdhёr tё ngre avionёt bombardues”. Lideri serb ia ktheu shumё i zemёruar: “Ju guxoni tё kёrcёnoni Serbinё, ju jeni njё kriminel lufte i vёrtetё”.

Kosova u çlirua, më 12 qershor 1999. 50 mijë paqeruajtës me në krye NATO-n dhe SHBA-të hynë brenda pak javёsh në Kosovë dhe që nga ajo ditë janë garant për sigurinë dhe paqen në Kosovë. Presidenti Klinton në ditën e sulmit ajror të NATO-s iu drejtua kombit amerikan: “Ne po veprojmë për të mbrojtur njerëz të pafajshëm në Kosovë nga ofensiva ushtarake në rritje. Duke vepruar tani, ne mbrojmë vlerat tona, mbrojmë interesat tona dhe çojmë përpara çështjen e paqes”. Pa çlirimin e Kosovës nuk do të kishte pavarësi të saj. Roli i SHBA ishte vendimtar.

Për Shtëpinë e Bardhë, ndjekja masive dhe sistematike e kosovarëve përfaqësonte në vetvete krim kundër njerëzimit. Shqetësimi i saj i madh ishte se në qoftë se zjarri nuk shuhet në Kosovë, konflikti përhapet dhe i kalon kufijtë shtetërorë.

Qëllimi i fushatës që ndërmori NATO kundër Jugosllavisë (i bombardimeve) ishte: ose të thyhej vullneti i Milosheviçit (apo vullneti i përkrahësve të tij), ose që atij t’i shkatërroheshin kapacitetet për të vazhduar spastrimet etnike  në Kosovë… Pas Samitit të NATO-s, pesë kushtet e parashtruara nga ministrat e jashtëm ishin: armëpushim, tërheqje e të gjitha forcave serbe nga Kosova, kthimi i të gjithë refugjatëve dhe i personave të zhvendosur, prania e  një force ndërkombëtare e kryesuar nga NATO

SHBA që në shtator 1998 paralajmëruan për një zgjidhje politike dhe për t’i dhënë fund dhunës kundër popullatës civile nga regjimi i Milosheviçit, duke kërcënuar edhe me ndërhyrje ushtarake të NATO-s. Në memon e Këshilltarit të Bill Klintonit për çështjet e sigurisë, Samuel Berger thuhet: “Me të afruar dimri e me rezistencën e mëtejshme të Sllobodan Milosheviçit është arritur pajtimi se ka ardhur koha, ku duhet mbështetur kërkesa ndërkombëtare për zgjidhje politike dhe për t’i dhënë fund dhunës kundër popullatës civile nëpërmjet kërcënimit me ndërhyrjen ushtarake të NATO-s”.

Masakra e Reçakut e 15 janarit 1999 e përshpejtoi nevojën për një zgjidhje politike. Kjo është edhe arsyeja  përse u thirr Konferenca e Rambujesë, e cila dështoi, sepse nuk u firmos nga delegacioni jugosllav. Përballë refuzimit kategorik të Millosheviçit për zgjidhjen e krizës në Kosovë me mjete politike, nuk pati zgjidhje tjetër përveç sulmit ushtarak të NATO-s. Diplomatët perëndimorë theksuan se diplomacia pa forcën ishte bërë një armë e zbrazët, e pafuqishme dhe qesharake. Spastrimet etnike në Kosovë shkaktuan reagimin e menjëhershëm të Fuqive të Mëdha të Perëndimit. Drejtuesit më të lartë të administratës së Klintonit dhe udhëheqës të vendeve kryesore të NATO-s treguan vendosmëri dhe ndërmorën aksione konkrete e vendime të rëndësishme për të mos lejuar spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës.

Presidenti Klinton deklaronte: Qëllimi i vetëm i aleatëve të NATO-s është të ndalojmë barbarinë serbe”.

Në këtë linjë ishin edhe pas çlirimit të Kosovës. Madeleine Albright: “Angazhimi im ishte strategjik. Europa nuk kishte për të qenë kurrë në paqe, për sa kohë Ballkani do të ishte i paqëndrueshëm dhe Ballkani nuk do të ishte kurrë i qëndrueshëm për sa kohë Millosheviçi do të ishte në pushtet.  Motivimi kryesor gjithsesi ishte i moralshëm: Unë nuk doja të shihja të vriteshin njerëz të pafajshëm. Prania e NATO-s në Europë na dha mundësinë për të ndalur spastrimin etnik, kjo do të ndihmonte në parandalimin e mizorive të tilla diku tjetër”.

William Kohen, Sekretar Shteti i Mbrojtjes, SHBA: “Kjo    është luftë midis të mirës e të keqes, nuk do të lejojmë që e keqja të mund të mirën”. Kongresmeni amerikan Frenk Wolf, më 5 prill 1999 në Kukës: “Askush nuk duhet të pajtohet me dëbimin nga shtëpia e vet, qoftë edhe të një njeriu të vetëm”. Shtëpia e Bardhë, akoma pa u çliruar Kosova deklaronte se objektivat tona janë që të ndalojmë barbarinë serbe dhe kosovarët të kthehen në shtëpitë e tyre: “Tregues i suksesit është kthimi i refugjatëve në shtëpi. Këtë nuk mund ta bëjë kush tjetër, përveç NATO-s dhe SHBA”.

Lidershipi amerikan u premtoi shqiptarëve në Kosovë siguri, rihapjen e shkollave shqipe, të flasin gjuhën e tyre, të ushtrojnë fenë e tyre, të zgjedhin liderët e tyre dhe të farkëtojnë fatin e tyre. Kryefjala e fjalimit të Bill Klintonit  në takimin me kosovarët e dëbuar, të cilët ishin vendosur në kampet e ngritura në Maqedoni ishte: Aleanca nuk do të lejojë më spastrimin etnik.

Sekretarja e Departamentit të Shtetit amerikan, Zonja  Ollbrajt iu drejtua kosovarëve me këto fjalë: “Kosova do të jetë përgjithmonë shtëpia juaj dhe njerëzit e armatosur nuk   do t’iu vijnë kurrë më natën në shtëpi me armë. Kurrë më nuk do t’iu digjen shtëpitë dhe fshatrat dhe asnjëherë nuk do të ketë masakra dhe varre masive”. Betim solemn!!! Betim për një kauzë të drejtë!!! Betim, të cilin SHBA do ta mbronin me sakrificat më sublime!!!

Kontrolloni gjithashtu

Në 8-vjetorin e fillimit të transmetimit të TV-Diellit

Në 8-vjetorin e fillimit të transmetimit të TV-Diellit

Në këtë përvjetor të 8-të, të Televizionit Dielli, reflektojmë me krenari mbi një rrugëtim të …