Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, William Burns ka vlerësuar se lufta në Ukrainë po ka një efekt shkatërrues në udhëheqjen e Rusisë nga presidenti i saj, Vladimir Putin. Gjatë ligjëratës së mbajtur për Fondacionin Ditchley në Mbretërinë e Bashkuar, drejtori i CIA-s, William Burns është cituar të ketë thënë më tutje se jo vetëm veprimet e shefit të grupit “Wanger” Jevgeni Prigozhin, por edhe deklaratat e tij do të kenë efekte edhe më tutje. “Pakënaqësia me luftën do të vazhdojë të shkatërrojë udhëheqjen ruse. Kjo pakënaqësi krijon një mundësi [që vjen] një herë në gjeneratë për neve në CIA. Nuk po e lëmë të shkojë dëm. Ne jemi shumë të hapur për biznes”, ka theksuar mes tjerash, drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, William Burns.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …