Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka deklaruar se mbi 80 për qind të kompanive kanë mungesë të punëtorëve për shkak të migrimit të tyre në perëndim. “Kompanitë e mëdha po edhe të vogla sot kanë problem; mbi 80% e kompanive kanë mungesë të punëtorëve. Po flasim për punëtorë të profileve të ndryshme sepse punëtorë krahu edhe sot gjenden, ndonëse jo në një numër të dëshirueshëm. Por numri i punëtorëve të kualifikuar është në rënie e sipër në Kosovë” ka deklaruar kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi. Ai ka shtuar më tutje për Ekonomia Online se nga viti 2021 mbi 100 mijë punëtorë kanë ikur nga Kosova.
