I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se dy ditët e fundit ka qenë në Bruksel, për të disktutuar për situatën në veri. Ai ka thënë se pavarësisht nga hapat e ndërmarrë situata po vazhdon të mbetet e brishtë në veri. ‘’I kalova dy ditët e fundit në Bruksel, ku ekipi im dhe unë kemi punuar ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë për të koordinuar hapat tanë të ardhshëm në adresimin e krizës së vazhdueshme në veri të Kosovës. Fatkeqësisht, pavarësisht nga ekzistenca e hapave të qartë për të ulur me sukses tensionet, situata mbetet e brishtë’’, ka shkruar ai. Theksojmë se javë më parë Lajçak takoi në takime të ndara kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …