leoni

Ish-kryetari i SHBA-ve, Bill Clinton e viziton Kosovën në shënim të 20 vjetorit të lirisë dhe hyrjes së trupave të NATO-s

Sot qëndron për një vizitë në Shqipëri, ish-kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton

Sot fillon vizitën e tij dyditore  një vizitë në Shqipëri, ish-kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton. Gjatë vizitës  ai do të pritet në takime nga autoritetet më të larta të vendit. Mediet në Tiranë njoftojnë se delegacioni i drejtuar nga ish presidenti, Bill Klinton, do të pritet nga kryeministri Edi Rama në një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë, me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve. Ata tdo të parakalojnë në mënyrë ceremoniale dhe do të nderojnë flamujt e të dyja vendeve. Më vonë ata do të mbajnë nga një fjalë rasti para të pranishmëve. Në mbrëmje rreth orës 19.30, do të zhvillohet ceremonia e nderimit të presidentit të 42 të Amerikës Bill Clinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike” që do të pasohet nga një fjalim i tij para pjesëmarrësve në ceremoninë e dhënies së këtij titulli.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …