Bashkimi Europian i ka marrë masat e para kundër Kosovës si pasojë e mosshtensionimit të situatës në veri, gjë për të cilën e konsiderojnë përgjegjës Albin Kurtin. Shefi i Qeverisë i konsideron të padrejta ndëshkimet e Brukselit dhe thotë se “do të vazhdojmë” pa bërë kompromis “as me sundimin e ligjit, as me kushtetutshmërinë e vendit”. Opozita është alarmuar dhe po lëviz për të kërkuar “një rrugë të re pa Kurtin”, pasi përmendin “pasoja të paimagjinueshme për vendin”. Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili prej ditësh e ka bërë gati një mocion kundër Qeverisë, thotë se rrëzimi i Kryeministrit “është interes kombëtar”. Janë bërë disa ditë që Bashkimi Europian e ka njoftuar Qeverinë e Kosovës për disa masa ndëshkuese, që kanë ardhur si pasojë e mospranimit të kryeministrit Albin Kurti për t’i përfillur kërkesat ndërkombëtare për shtendosjen e situatës në veri të vendit. Masat përfshijnë disa ndëshkime serioze për Kosovën, por kjo nuk i bën përshtypje kryeministrit Kurti. Ai ka thënë se këto nuk janë sanksione, por është e vërtetë që janë masa të përkohshme, të padrejta për shkak se Kosova dhe qeveria e saj janë edhe shteti edhe ekzekutivi më demokratik pro-europian dhe progresist thotë, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …