Në Gjykatën Speciale, në Hagë, sot ka vazhduar procesi gjyqësor kundër epr0rit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala. Në seancën e sotme në gjykatoren e Hagës mbrojtja e Shalës ka nisur parashtrimin e kundra-pyetjeve drejtuar dëshmitarit të Zyrës së Prokurorit, eksperti mjeko-ligjor, Marek Gasior. Avokati i Pjetër Shalës, Muhamed Hedi Auini deklaroi se brenda një seance do t’i përfundojnë pyetjet drejtuar dëshmitarit. Përpara se të nisi mbrojtja e Shalës me pyetjet e saj, trupi gjykues mori dy urdhra gojorë që kanë të bëjë me prova materiale. I pari urdhër gojor ishte për Zyrën Administrative për caktimin e një numri të një prove materiale e cila ishte kërkesë e Prokurorisë. Ndërsa, me urdhrin e dytë, trupi gjykues aprovoi kërkesën e mbrojtjes së Pjetër Shalës për të shtuar një material në listën e materialeve që do t’i bëjnë pyetjet dëshmitarit të sotëm, i cili është ekspert mjeko-ligjor.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …