U formua edhe këshilli lokal i Bubavecit dhe Kijevës

Në kuadër të procesit të formimit të Këshillave Lokal në territorin e Komunës së Malishevës, mbrëmë ka përfunduar edhe formimi i këtij këshilli në Bubavec që përfshinë fshatrat Bubavec dhe Kijevë, ku janë zgjedhur anëtarët e këshillit dhe kryetari i cili do ti përfaqësoj për një mandat këto dy fshatra. Kryetar i Këshillit Lokal për Bubavec dhe Kijevë, është zgjedhur Bedri Kryeziu, ndërsa kryesia e këshillit, përbëhet nga 9 anëtar, ku sipas numrit të banorëve 5 anëtarë i takojnë Bubavecit dhe 4 anëtarë Kijevës.  Organizmi dhe mbajtja e zgjedhjeve për këshillin lokal në Bubavec dhe Kijevë është mbikëqyrur dhe organizuar nga Komisioni i komunal, i formuar nga Kuvendi i Komunës, komision i cili është i obliguar të organizoj dhe monitoroj procesin e zgjedhjeve së këshillave lokal, në tërë territorin e Komunës së Malishevës.

May be an image of 6 people

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …