Arben Gashi

LDK-ja do t’i bojkotojë mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit pas masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi. Ai deklaruar se nuk do të këtë seancë normale dhe nuk do të ketë Kuvend normal për pa u hequr masat  e Bashkimit Evropian ndaj  Kosovës. LDK-ja nuk ka marr pjesë në mbledhje e Kryesisë për shkak të situatës së krijuar lidhur me sanksionet e konfirmuara nga zëdhënësi i BE dhe nga kryeministri Kurti. Ne si grup parlamentar vlerësojmë së është e dëmshme për Kosovën dhe është e pa mundur që të sillemi  në mënyrë normale,sikur nuk ka ndodhur  asgjë. Andaj nuk do të marrim pjesë në mbledhjet e Kryesisë. Nuk do të këtë seancë normale dhe nuk do të ketë Kuvend normal për pa u hequr sanksionet e Kosovës. Për hapat e tjera do të vendosen nga mbledhja e kryesisë se partisë”. Nuk do të marrim pjesë në mbledhjen e Kryesisë as në të ardhmen, për masat dhe veprimet e tjera do të merren vendimet në kryesin e partisë, ka thënë, Arben  Gashi pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …