leoni

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është në kërkim të mënyrave për të kundërshtuar politikat izoluese të Kosovës nga qeverisja Kurti

Përfaqësues të partive opozitare në Kosovë thonë se duhet të gjejnë mënyra për t’iu kundërvënë politikave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilat, sipas tyre, po e izolojnë vendin. Ata pranojnë se për rrëzimin eventual të Qeverisë me mocion mosbesimi, tash për tash, nuk kanë vota. Komentet vijnë në kohën kur Qeveria e Kosovës po përballet me trysninë e bashkësisë ndërkombëtare për të shtensionuar situatën në veri të vendit. Në këtë zonë të banuar me shumicë serbe, tensionet janë të larta qysh në fund të majit, kur kryetarët shqiptarë të komunave kanë hyrë në zyrat e tyre, përkundër rezistencës së banorëve lokalë serbë.  Protestat e tyre kanë kulmuar edhe në përleshje të dhunshme, me dhjetëra të plagosur – në mesin e të cilëve edhe ushtarë të misionit të NATO-s, KFOR. Sipas disa përfaqësuesve opozitarë, këto masa e izolojnë Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …