Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

Vlora Çitaku: Kosova po kalon ditët më të vështira që nga viti 1999, ajo tashmë është e vetmuar, e izoluar dhe e përjashtuar

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka deklaruar për mediet se Kosova po kalon ditët më të vështira që nga viti 1999, andaj është  obligim kombëtar që të merren vendime të guximshme e të drejta, më qëllim që të ruhet trajektorja euroatlantike e Kosovës. Vendi ynë  asnjëherë më parë në këto tri dekada nuk ka qenë më i vetmuar, më i izoluar dhe më i përjashtuar. Ne nuk guxojmë që të sillemi me indiferencë karshi një situatë të tillë ne nuk guxojmë të stimulojmë normalitet në një gjendje kaq të rëndë. E kemi jo obligim partiak, e kemi obligim kombëtar që sot të marrim vendime të guximshme, të drejta, ndonëse mund të jenë jo popullore por më e rëndësishmja është qe të marrim vendime të cilat shpresojmë që do ta ruajnë trajektoren euroatlantike të Republikës së Kosovës”. “Ne jemi të vetëdijesh që nuk i kemi numrat si opozitë për të votuar mocionin suksesshme të mos besimit, mirëpo ka mënyra edhe të tjetra, mund të bëhet shpërndarja e Kuvendit e të tjera, për detajet do t’i komunikoj kryetari pas mbledhjes”, ka thënë Vlora Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …